VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme

Policia e Kosovës deklaroi mbrëmjen e sotme se vijon të jetë e tensionuar situata sidomos në Zveçan ku pati përleshje të dhunshme mes ushtarëve të KFOR dhe protestuesve serbë.

Prej mëngjesit grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para zyrës së komunës për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë, u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Përplasjet filluan pasi ushtarët e KFOR-it u bënë thirrje serbëve që t'u hapin rrugën dy makinave të forcave të posaçme të policisë së Kosovës. Protestuesit serbë hodhën gaz lotsjellës, gurë e mjete të tjera të forta mbi pjesëtarët e NATO-s.

KFOR deklaroi se deri tani janë 25 ushtarë të KFOR të plagosur mes tyre ushtarë italianë dhe hungarezë

"Ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez kanë pësuar lëndime me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve shpërthyese” informon NATO në një deklaratë për median duke nënvizuar se sulmet ishin të paprovokuara. ​Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan, shkruan REL.

Nga 11 ushtarët italianë të plagosur, 3 janë më rëndë, por  janë jashtë rrezikut për jetën deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Policia e Kosovës deklaroi se janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre

NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.

Edhe ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën dhe i kanë bërë thirrje Albin Kurtit të ndalë veprimet e njëanshme. Kryeministri Rama i bëri thirrje Albin Kurtit të dëgjojë me vëmendje aleatët dhe të mos futet më thellë në një shteg të rrezikshëm.   

Sot pasdite reaguan dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Osmani dënon dhunën në veri, dhe akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë" deklaroi presidentja e Kosovës.

Nga ana tjetër presidenti Aleksandër Vuçiç akuzon Kurtin se  ka vetëm një dëshirë - të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s, e të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin.  "Ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh"  deklaroi Vuçiç pasditen e sotme. Ai deklaron se janë mbi 50 qytetarë serbë të lënduar.

Gjatë orëve të pasdites kryeministri Kurti është takuar me ambasadorët e QUINT-it por dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier i cili tha se Shtetet e Bashkuara “dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër trupave të KFOR-it që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi ai.

Prej mëngjesit të sotëm, 29 maj dhjetëra serbë u mblodhën para godinave të komunave që tanimë drejtohen nga kryetarë shqiptarë dhe tentuan të hyjnë me dhunë brenda tyre.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nëpërmjet një deklarate për televizionin shtetëror u shpreh se shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë të komunave me shumicë serbe.  Raportuesja për Kosovën në parlamentin Europain Viola Con Cramon në një konferencë tha se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me këto manovra në veri.

“Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave”.- tha Cramon.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i njeh kryetarët e rinj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Opozita e Kosovës dënon dhunën në veri: Të shtensionohet situata

Partitë opozitare në Kosovë kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri, si dhe kanë dënuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve. Partia Demokratike të Kosovës (PDK), duke shprehur shqetësim për tensionet e krijuara, u kanë kërkuar krerëve institucionalë në Kosovë që të “ndikojnë në qetësimin e situatës, rikthimin e normalitetit dhe evitimin e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të gjendjes”.

“Rikthimi i normalitetit është parakusht i fillimit të një qeverisjeje komunale të mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit”, thanë PDK në një deklaratë të postuar në Facebook.

Kjo parti, tha se "e kupton drejt seriozitetin e situatës dhe tensionin e ngritur në komunat e pjesës veriore të vendit" dhe ftoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti që “të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës në komunat në veri.

“Koordinimi me miqtë tanë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara, sipas LDK-së, nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë. LDK thotë se institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë. Për situatën në veri ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se “sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”.  Ai iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës.

Ora 22:30
Gjermania dënon sulmin ndaj KFOR-it: Të ndalohet dhuna menjëherë

1685385274_kosove.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas sulmit të dhunshëm ndaj KFOR-it nga ana e protestuesve serbe në Zveçan. Ministria e Jashtme gjermane ka shkruar se e dënon sulmin e dhunshëm dhe të papranueshme në veri të Kosovës.

“Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë.”- thuhet në komunikatën e MPJ-së së Gjermanisë.

“U bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”- vlerësohet tutje në këtë deklaratën e Gjermanisë.

Ora 21:34
Vuçiç u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n

1685385257_vucic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n.

Ai bëri thirrje për protesta paqësore.

Vuçiç iu drejtua publikut të hënën në mbrëmje, më 29 maj, pasi KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës. Grupe të serbëve protestuan në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të nacionalitetit shqiptar në komunat me shumicë serbe.

Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Ai, gjithashtu, deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe evropianë”.

Vuçiç tha se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda.

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes.

“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, tha ai.

Kur të premten, më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiq dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.

“Ne kemi dislokuar forcat tona në vende ku mendoj se është e nevojshme”, tha ai.

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. /REL/

Ora 21:23
Policia e Kosovës: Situata e tensionuar vijon në Zveçan, 5 të arrestuar për dhunën ndaj ushtarëve të KFOR

1685382848_tensionetnveritkosovs.jpg

Policia e Kosovës bën një pasqyrim të zhvillimeve të ndodhur sot në Zveçan ku thotë se protestuesit kanë provokuar situatën. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.
Në një deklaratë të shpërndarë për median mbrëmjen e sotme policia thotë se protesta vijon dhe situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.

Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato“

 

Njoftimi i policisë së Kosovës

Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve.

Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. PK-ja sipas mundësive iu ka ofruar siguri mediave/gazetarëve duke i zhvendosur në perimetër të sigurisë.

Sirenat/alarmet janë lëshuar në vazhdimësi në komunat veriore me qëllim të ri-mobilizimit të tyre, deri më tani edhe në Leposaviq protestuesit kanë gjuajtur gjësende të ndryshme dhe fishekzjarre/mjete piroteknike ndaj zyrtarëve dhe mjeteve policore.

Policia e Kosovës është treguar profesionale dhe e vetëpërmbajtur, duke i shmangur provokimet në vazhdimësi, si dhe ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos sulmojnë dhe rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, të lirojnë rrugën dhe mjetet zyrtare për qarkullim, si dhe të mos dëmtojnë mjetet policore e të qytetarëve, me qëllim të mos tensionimit të situatës. Një kërkesë të tillë ndaj protestuesve e kanë bërë në vazhdimësi edhe zyrtarët e KFOR-it që kanë qenë prezent, por situata ka vazhduar të jetë e njëjtë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e koordinuar me KFOR-in për të menaxhuar situatën. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike.

Protestuesit në Zveqan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.

Po ashtu një veture zyrtare të PK-së i është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar edhe vetura tjera.

Policia e Kosovës vazhdon në menaxhimin e situatës në koordinim me KFOR-in dhe ka filluar hetimet intensive, lidhur me dhunën dhe sulmet e shkaktuara ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë.

Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveqan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.

Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato.

Ora 21:18
Tensionet në veri të Kosovës, Meloni: S’do t’i tolerojmë sulmet ndaj KFOR! Kurti të ndalë veprimet e njëanshme

1680541227_Screenshot2.jpg

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas përplasjes së KFOR dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës. Meloni ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it nuk do të tolerohen.

”Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, ka thënë ajo.

”Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, ka deklaruar kryeministrja e Italisë.

Ora 21:06
Tensionet në Veri/ Kurti takon ambasadorët e QUINT-it dhe BE: U dhunuan dhe policë të Kosovës dhe gazetarë

1685131647_albinkurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së. Përmes një postimi në facebook ai thotë se shpreh shqetësimin për dhunën dhe dënoi sulmet kundër policisë së Kosvoës, KFOR dhe gazetarëve.

"Grafitet e ultranacionalistëve serbë në makinat e NATO-s kujtojnë kohët e errëta të Kosovës” shkruan Kurti në një postim në tëitter duke shtuar se “Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”

Edhe ambasadori Hovenier, së bashku me diplomatët kryesor perëndimorë u takua pasdite me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar situatën në veri.

Ai ritheksoi shqetësimin për zhvillimet në zonë dhe nevojën për të ulur tensionet, ndërsa tha se i është kërkuar kryeministrit Kurti të marra hapa për të siguruar shtensionimin.

"SHBA dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër trupave të KFOR që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin"

 

Ora 20:51
Tensionet në veri të Kosovës, tre orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga Zveçani me ndihmën e një serbi

Gazetari Xhemajl Rexha pas tensioneve në veri të Kosovës, shkruan se ishin ngujuar në një ndërtesë afër komunës së Zveçanit. Ai thotë se qëndruan për 3 orë të ngujuar dhe kanë arritur të dalin nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafenesë ku ishin mbyllur.

“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë.

Ora 20:33
Vuçiç: Kurti është i vetmi fajtor, ai dëshiron të shkaktojë kolaps në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sonte se Albin Kurti ka vetëm një dëshirë - të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe Metohi dhe të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s, e të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin. Vuçiç theksoi se Kurti është i vetmi fajtor për këtë që po ndodh.

Në një fjalim jo të zakonshëm në Presidencë, Vuçiç tha se pakkush dëshironte të kuptone thelbin e gjithçkaje që po ndodh në Kosovë, edhe pse ne kemi muaj që themi se Kurti dëshiron që kjo të çojë në konflikt.

“Në tre ditët e fundit edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiç.

Ora 20:29
Tensionet në veri të Kosovës, diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka reaguar pas përplasjes së KFOR dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës. Tajani tha se shpreh solidaritetin me ushtarët e plagosur të KFOR, mes tyre 11 italianë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkruan Tajani.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të vendit, duke thënë se situata duhet të shtensionohet menjëherë.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani - nevoja për të shtensionuar situatën është e menjëhershme”, shkroi Rohde në Twitter.

Ambasadori francez Olivier Guerot gjithashtu përmes një postimi në Twitter ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve nuk justifikohet dhe duhet të ndalojë, përderisa ka dhënë mbështetjen e plotë për trupat paqeruajtëse në Kosovë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për shtensionimin e situatës”, tha Guerot.

Edhe ambadaori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më herët gjatë ditës shkroi në një mesazh në Twitter se "SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it".

"Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin", tha Hovenier. “Ka pajtim se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë. Atë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë është se ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet. Ashtu siç qeveria ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin dhe percepcionin për ngritjen e tensioneve. Një qasje e tillë, do të duhej të aplikohej edhe për punën e tyre”, tha ambasadori Hovenier./REL

Ora 20:27
Pamje me dron nga përplasja në veri të Kosovës, pjesëtarë e KFOR-it shihen të shtrirë në tokë pas përleshjes me protestuesit serbë

Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua gjatë pasditen e sotme. Një nga vendet më të tensionuara ishte Zveçani, ku protestuesit serbë filluan të sulmonin trupat e KFOR-it pasi ata kishin bllokuar ndërtesën e komunës në këtë zonë.

Nga një video e publikuar në Twitter, nga "Faytuks News", shihen ushtarët e lënduar të KFOR-it në tokë. Pamjet janë marrë me dron.

Drone footage of reported injured KFOR soldiers https://t.co/A7yjgJhkPT pic.twitter.com/vp22jLMWGy

— Faytuks News Δ (@Faytuks) May 29, 2023

 

Ora 20:14
KFOR-i konfirmon: Rreth 25 ushtarë italianë e hungarezë të plagosur, sulmet e paprovokuara

1685382862_tensionetneveritekosoves.jpg

Rreth 25 ushtarë të paqeruajtësve të KFOR-it janë plagosur sot në protestat e dhunshme të serbëve në Zveçan konfirmoi për media zyra për Informim e KFOR-it. Të plagosur kanë mbetur ushtarë italianë dhe hungarezë.

“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën ditët e fundit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR informon se të plagosurit janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

“Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Ora 19:52
VIDEO/ Ja momenti kur protestuesit serbë përplasen me KFOR! Ushtarët e shtrirë në rrugë


Ky është momenti kur protestuesit serbë janë përplasur me ushtarët e KFOR, pasi këta të fundit u futën për t’i shpërndarë protestat në Zveçan. Në video- shihen disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it që janë të shtrirë në rrugë. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi, por ata nuk u bindën. Gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.

 

Ora 19:45
NATO dënon sulmet në veri të Kosovës: Janë të papranueshme, dhuna të ndalet menjëherë

1682066443_thumbsbc64e05d335d4c2c4fbb2a8a2003b8d620.jpg

NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilën kanë çuar në plagosjen një numri të madh të tyre.

‘Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.’- thuhet në reagim e NATO-s.

Ora 19:34
Tensionet në veri të Kosovës, përleshje mes forcave në KFOR-it dhe protestuesve serbë! 41 ushtarë të plagosur

41 ushtarë të KFOR-it duke përshirë 11 italianë, u plagosën nga përleshjet e rënda që ndodhën midis trupave të NATO-s dhe demonstruesve serbë në Zveçan. Mes të plagosurve ka edhe 11 ushtarë italiane, nga të cilët tre në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën, dhe kanë pësuar djegie dhe fraktura.

KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të cilët po protestonin para komunave, që tani drejtohen nga kryetare shqiptarë dhe tentuan që të hyjnë me dhunë brenda tyre. Forcat policore dhe KFOR-i blinduan godinat, ndërsa protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës. 

KFOR përdori granata trullosëse, ndërsa demonstruesit hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera ndaj trupave të NATO-s.

Ora 19:19
Tensionet në veri të Kosovës, BE dënon protestat e dhunshme në Zveçan

Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri, duke përdoruar eksploziv kundër forcave të KFOR-it.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twiter Szunyog.

Ora 19:10
Shpërndarja e protestuesve në Zveçan, plagosen disa ushtarë të KFOR-it

Pasditen e se hënës, disa ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. REL raporton se gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Ora 18:55
Presidentja Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

1685195062_vjosa.JPG

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani dënoi dhunën në veri, prej ku akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë.

Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.

Ora 18:36
Zv.kryeministri i Kosovës, Bislimi: Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi këtë deklaratë e bëri pavarësisht se përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë - SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës - kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ora 17:58
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Kurti të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës

1685353914_hovenier.jpg

Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë - SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës - kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin. Një qasje e tillë, shtoi Hovenier, do të duhej të aplikohej edhe për punën e tyre.

Ai nuk pranoi të thotë nëse Kurti e ka pranuar këtë rekomandim ose jo.

Ora 17:28
Tensionet në Kosovë, Majko bën deklaratën e fortë: Konflikti shqiptaro-serb, një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!

1681376749_Screenshot6.png

Ish-Kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës në Kosovës, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Majko paralajmëron se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se sipas tij shërbimet ruse po punojnë nën ‘alibinë’ e krijuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, ka shkruar Majko.

Ora 16:47
Pas paralajmërimit, KFOR-i ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në Zveçan (VIDEO)

 

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

"Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Ora 16:29
Ish-komandanti i FSK-së: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për REL se Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur ta mbajë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit, duke mbajtur policinë atje.

Sipas tij, Qeveria duhet të nisë menjëherë bashkëpunimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionimin e situatës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

Partnerët kryesorë për Qeverinë e Kosovës, sipas Kastratit, janë përfaqësuesit amerikanë dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

“Duhet të ulen dhe ta studiojnë këtë situatë me KFOR-in, sepse i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në atë pjesë, është KFOR-i”, tha Kastrati.

Sa i takon shtimit të prezencës së KFOR-it në afërsi të objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Kastrati tha se ky mision është në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“KFOR-i nuk e thotë haptas, por është në mbështetje të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në mënyrë që ajo pjesë të mos bllokohet prapë, të mos vendosen barrikada dhe të mos ndodhë më e keqja, sepse atje ka serbë të armatosur, këtë e dimë të gjithë”, tha Kastrati.

Kastrati shtoi se destabilizimi i kësaj pjese të Kosovës është qëllim i Serbisë.

“Serbia është duke dashur që ta ndajë veriun e Kosovës. Këtë e ka synim. Pra, synimi i saj është që të mos i lejojë institucionet e Kosovës në atë pjesë të funksionojnë. Kjo po dihet”, tha ai.

Duke komentuar veprimet e Policisë së Kosovës për të asistuar futjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj, gjenerali Kastrati tha se policia është treguar profesionale dhe se ka zbatuar detyrat e dhëna nga ekzekutivi.

Ora 16:02
Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

1682020340_lavrov.JPG

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës - pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti.

Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane.

Sipas tij, “asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë të planetit”.

Ora 15:42
Tensionet në veri të Kosovës, automjetet e policisë mbeten të bllokuara në Zveçan

Pjesëtarë të KFOR-it janë duke kërkuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe që t'u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të parkuara para ndërtesës komunale në Zveçan, të lëvizin, dhe policëve që janë brenda, të hyjnë në ndërtesën e komunës.

Një gjë të tillë janë duke e kundërshtuar protestuesit serbë, të cilët kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Autoritetet e Kosovës e refuzojnë këtë kërkesë. Policët në automjete gjenden aty që prej orëve të hershme të mëngjesit.

Ora 15:38
Shpërndahen protestuesit në Zubin Patok, në Zveçan e Leposaviç vazhdon protesta


Në Zubin Potok protestuesit serbë, të mbledhur para ndërtesës së komunës, janë shpërndarë. Ata paralajmëruan protestë të ngjashme për të martën, raporton Rel.

Në Zveçan thonë se qytetarët nuk do të largohen derisa të largohet Policia e Kosovës.

Dhjetëra protestës mbeten edhe para objektit komunal në Leposaviq.

Ora 15:33
Tensionet në veri të Kosovës, Lista Serbe në negociata me KFOR-in: Policia e Kosovës të zëvendësohet nga forcat KFOR

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Dragisha Milloviç, biseduan me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe kërkuan që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i. Situata në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

"Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë", tha Milloviç para të të tubuarve.

"Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it", shtoi ai.

Ora 14:50
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian: U dakordësuam që duhet zbatuar Marrëveshja Bazë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në facebook, Kurti bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

"Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar", shkroi Albin Kurti.

Ora 14:11
VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, dhjetëra serbë me maska nëpër protesta

 

Një numër shumë i madh serbësh të maskuar shihen pranë zyrave të komunave në veri të Kosovës. Kjo, vetëm që shton dyshimet se janë pjesë e grupeve kriminale të cilat kanë vepruar ndër vite në pjesën veriore. Madje, në disa raste ata janë parë edhe nën shoqërinë e udhëheqësve të Listës Serbe.

Ora 13:41
Brnabiç: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë

1683039245_anabernabic.jpg

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, transmetojnë mediat serbe.

Brnabiq ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.

 “Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.

Ora 13:31
Sulmohen ekipet e mediave në veri të Kosovës: U shpojnë gomat makinave nënshkruajnë kryqin serb

Janë sulmuar mjetet e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini.  Edhe makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.

Makinave të këtyre dy ekipeve i janë vizatuar simbole nacionaliste serbe nga protestuesit.

Ndërkaq, ekipi i RTV Dukagjinit njofton se mjetit së tyre i janë shpërthyer edhe gomat.

Gazetarët që po raportojnë nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt nga komunat ku ka tensione.

Makinat e demtuara
Ora 12:19
Hovenier pas takimit me Osmanin: Nevojitet depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës

1685355578_Capture.JPG

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Ndërkohë, ka ritheksuar qëndrimin se ShBA-ja dënon veprimet e dhunshme te autoriteteve kosovare për hyrë në ndërtesat komunale në veri. Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me dy kryetarët e komunave, të Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin.

Ora 12:16
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Deri në orën 14:00 do të përfundojë zhvendosja e njësive ushtarake në kufi me Kosovën, presim zgjidhje politike

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeiç ka deklaruar se zhvendosja e plotë e formacioneve ushtarake serbe drejt kufirit me Kosovën mund të përfundojë deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Ai tha se njësitë ushtarake do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike.

“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç, raportojnë mediat në Beograd.

Vuçeviç tha se KFOR-i po e mbron Policinë e Kosovës dhe ata që sipas tij janë kryetarë të vetëshpallur dhe uzurpatorë të demokracisë.

“Kordoni i KFOR-it – më duket si një kordon që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të thata… Sot ambasadori amerikan në Prishtinë i ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga ajo e Kurtit jo. As aty nuk e keni të përfunduar”, tha ai.

Ora 11:28
‘Tradhti’! Protestuesit serbë godasin me shishe kryetarin e Listës Serbe pasi u kërkoi t’u lironin rrugën automjeteve të policisë së Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është goditur me shishe nga protestuesit serbë para komunës së Zveçanit vetëm sepse u bëri thirrje që të hapnin rrugën për të kaluar 2 automjetet e njësisë speciale të Kosovës.

Sapo e kërkoi këtë gjë, qytetarët janë revoltuar ndaj Rakiçit dhe kanë brohoritur me fjalët “Tradhti, tradhti!”.

Ora 11:12
FOTOLAJM/ Protestuesit vizatojnë Kryqin Serb mbi automjetin e njësisë speciale

Një automjeti të njësisë speciale të Kosovës, e cila qe parkuar para Komunës së Zveçanit i është shkruar me sprej simboli famëkeq i Kryqit Serb, teksa është shpërndarë në masë në mediat dhe tabloidet serbe. Gjithashtu mbi një autoblind të njësisë speciale protestuesit kanë vendosur edhe një flamur shtetëror të Serbisë.

Ora 11:08
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensionet apo të shkaktojnë përshkallëzim”. KFOR tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve. Të hënën, serbët lokalë po protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill.

KFOR tha se shtimi i pranisë në veri synon të ofrojë “një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Komandanti i KFOR-it [Angelo Michele Ristuccia] vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, por edhe me misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX] dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, tha misioni i KFOR-it.

KFOR tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është rruga e vetme për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe normalizim të raporteve. Policia e Kosovës ka thënë se protestat në veri po vazhdojnë, teksa përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – kanë paraqitur dy kërkesa për largimin e protestuesve./ REL

Ora 10:49
Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve serbë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paraqitur dy kërkesat e tyre për tërheqjen e protestuesve të cilët janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Goran Rakiç duke folur nga Zveçani ka kërkuar që të kryetarët e rinj të komunave të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe gjithashtu forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga ndërtesat komunale sepse nuk janë stacione policie.

"Kërkesat tona janë që sherifët - siç e quajnë veten - të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t'i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit", tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.

Ora 09:13
Daçiç për tensionet në veri të Kosovës: Shqiptarët s’mund të jenë kryetarë në komunat serbe

1681753855_sa.JPG

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku trupat e KFOR-it janë vendosur para ndërtesave komunale për të shmangur hyrjen me dhunë të protestuesve serbë. Në reagimin e bërë, Daçiç shkruan se trupat e KFOR-it po ruajnë objektet nga pronarët e objekteve që sipas tij janë serbët që punojnë aty.

Ai tha se në komunat me shumicë serbe nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ora 08:55
Serbët tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Zveçanit, policia e Kosovës i shpërndan me gaz lotsjellës (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit serbë kanë përshkallëzuar veprimet e tyre duke tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën komunale të Zveçanit.

Gjatë këtij momenti, policia ka ndërhyrë duke lëshuar gaz lotsjellës drejt protestuesve të cilët më pas janë larguar.

Momenti i përplasjes në video mund të shihet pas minutës 8:30.

 

Ora 08:49
Tensionet në Kosovë, Hovenier thërret në takim kryetarët e rinj të veriut

1685343038_houver.JPG

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur në takim tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha për Radion Evropa e Lirë, se do të marrë pjesë në takim me ambasadorin Hovenier dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.

Zeqiri tha se takimi do të mbahet në ora 9:00 në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

I pyetur nëse gjatë ditës do të shkojë në zyrën e tij në objektin e komunës së Zubin Potokut, Zeqiri, tha se nuk mund ta di tani për tani.

“Nuk e di nëse do të shkoj në zyre sot. E kam agjendë shumë të ngjeshur. Ta shohim gjatë ditës”, tha Zeqiri, që është nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kryetarët e tjerë do të marrin pjesë në këtë takim.

Ora 08:20
Lista Serbe negocion me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës: Kryetari i ri të mos hyjë në ndërtesën e komunës të Zveçanit

Përfaqësues të Listës Serbe janë mbledhur para ndërtesave komunale të veriut të Kosovës, në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan ku po negociojnë me trupat e KFOR-it për të shmangur tensionet mes tyre dhe qytetarëve.

Ata kanë kërkuar që kryetarët e rinj të mos hyjnë në zyrat e ndërtesave komunale për të mos krijuar tensione dhe përplasje ashtu si në 26 maj.

Ora 07:37
Tensionet në veri të Kosovës, nga nesër pezullohet mësimi në të gjitha shkollat! Kërkohet tërheqja e policisë speciale

1685338683_fdh.JPG

Në të gjitha shkollat ​​në veri të Kosovës dhe Metohisë, për shkak të pranisë së policisë së Kosovës me mjete të plota luftarake, mësimdhënësit dhe nxënësit nuk janë në gjendje ta zhvillojnë mësimin pa probleme dhe të sigurt, kështu që për arsyet e cekura, dhe në interes dhe siguri të nxënësve, mësimi ndërpritet përderisa arsyet e deklaruara dhe policët nuk tërhiqen, thuhet në deklaratën e shefit të Administratës së Shkollës për Republikën e Kosovës, Ivan Zaporožac, e cila është dorëzuar në redaksinë tonë.

Ky vendim, siç thuhet, është marrë pas shumë telefonatave dhe mesazheve të marra drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të klasave nga prindërit që shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve të tyre, në shkollat ​​në afërsi si dhe në vendet ku nxënësit shkojnë në Rrugës për në shkollë ka policë me tuba të gjatë dhe me pajisje të plota luftarake, si dhe transportues në hyrjet e shkollave.

Vendimi është marrë unanimisht në takimin e sotëm të drejtorëve të shkollave nga veriu i Kosovës me shefin e Administratës së Shkollave.

“Në të gjitha shkollat ​​në veri të Kosovës dhe Metohisë, për shkak të pranisë së të ashtuquajturës Policia e Kosovës me mjete të plota ushtarake, mësimdhënësit dhe nxënësit nuk janë në gjendje ta zhvillojnë mësimin pa probleme dhe të sigurt, kështu që për arsyet e cekura dhe të gjitha në për interesin dhe sigurinë e nxënësve, mësimi ndërpritet derisa të ekzistojnë arsyet e cekura dhe punonjësit e policisë të mos tërhiqen. Prindërit do të njoftohen nga mësuesit e klasës kur nxënësit të kthehen sërish në bankat e shkollës.Në pajtim me Ligjin për Sistemi i Arsimit Bazë, neni 105, vendimi i është përcjellë organeve kompetente për miratim”, thuhet në deklaratën e cila është nënshkruar nga Zaporozhian.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oni: 30/05/2023 05:15

    Fusni NATO cfare prisni serbi nuk e ndryshon zakonin si puna ujkut

    Përgjigju
  • Iris: 30/05/2023 04:05

    Duket qe ngjarjet moren nje kthese te papritur te pakten nga kendveshtrimi i qeverise serbe.Me sa duket planet kishin qene qe serbet te perplaseshin me autoritete shqiptare dhe pastaj Vucici te dilte me serbet e tij te veriut si martir i kauzes e te thoshte se shikoni c'bejne shqiptaret? Edhe keshtu sic ishte situata deri tani, e tensionuar,prape perpiqej te bente rolin e viktimes,duke i manipuluar perendimoret qe edhe tani vazhdojne te mendojne qe fajtore jane kosovaret dhe Kurti dhe u kerkojne te terhiqen nga cdo perpjekje per integrim,veprim te njeanshem,apo u kerkojne vazhdimin e dialogut pa vlere.E vecanta kesaj rradhe ishte se nuk e kishin planifikuar nje perplasje fizike me KFOR-in,aq me teper me te plagosur ne mes.Dhe tani Vucic po u ben thirrje protestuesve te shperndahen.E nxori koken qe eshte ai organizatori i gjithe ketyre rebelimeve,mosbindjeve dhe sabotimeve te tjera dhe jo Kurti.Eshte ai qe i leviz te gjitha fijet!

    Përgjigju
  • Skrapari: 29/05/2023 20:27

    ..vallahi boll i kemi duru kta serbët!! Po si s'po xgjonet xhigandi berrishë të thërrasë "çunat e mamurrasit" me ju vu xjarr serbve e me djeg beograd njashtu si ka djeg tiranën dhe shqipërinë për 30 vite?!.

    Përgjigju
  • Arben: 29/05/2023 19:15

    Vjosa Osmani thote se ato qe zbatojne urdherat e Vuciq duhet te perballen me ligjin. Pse te mos kerkohet arestimi i Vuciqit? Nqs policia kosovare nuk e ka te mundur ta beje kete atehere te angazhohet NATO ta arrestoje, duke shpallur urdher arresti dhe duke bere presion ashtu qe serbet ta dorezojne vete! Sic dorezuan Milosheviqin dikur! Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet te tregohen me agresive! Jane shume te bute e frikacake! Prandaj Von Cramon guxon te poshteroje Kosoven me deklaratat e saj!

    Përgjigju
  • Tirana: 29/05/2023 18:11

    Sa te jet bondsteel ta harrojne minieren dhe trepçen serbet ...edhe kontrabanden qe Jan mesu me ba me kalu mallin

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/05/2023 18:09

    Serbet nuk kane garanci vetem vuçiq@klaninacionalfashist te Moske-Beogradit por edhe disa politikane "elite" te korruptuar te Tiranes@Prishtines dhe jane ne pritje se Dashit do i bien testikujt dhe te hapin frontin e luftes ne Ballkan e tere Europen....sipas porosis se carit rus,sternip i shokut/tovarishç Ljenin.

    Përgjigju
  • Ben: 29/05/2023 10:08

    ti me emrin arben kushedi se nga do e kesh origjinen per vete , mbase andej nga azerbajxhani keshtu qe mos u mer me kto gjera po ik ha ndonji tas fasule.

    Përgjigju
    • Goni: 29/05/2023 16:58

      Ti ben nga siberia ku i jepni grate per te nderuar mikun ,mos u merr me punet Shqiptare.shko peshko akull su te paret tuaj

  • Bim: 29/05/2023 07:47

    Veriu i Kosoves eshte nje vend i harruar nga Zoti jo ma nga Kosova e Serbia. Ti shitet Serbise se ndoshta eshte çelsi mireqenies te Kosoves, ato fshatra nuk i duhen asgja kerkujt

    Përgjigju
    • den: 29/05/2023 20:00

      Bla bla Mbrojeni pra veriun,mos u fshihni mbrapa kfor Degjojeni USA sepse prej asaj ekzistoni Ndryshe u hypni traktoreve dhe vini ne Shqiperi,por si zor te perseritet 1999

    • Genci: 29/05/2023 19:10

      Veriu i Kosoves eshte toke 100% shqiptare. Mitrovica eshte vendlindja e Isa Boletinit. Ne ditet e fundit te luftes se Kosoves atje u grumbulluan te gjithe kolonet serbe nen mbrojtjen e trupave franceze. Nuk eshte shkretetire por krahina ku gjendet gjithe pasuria minerale e Kosoves. Zgjidhja e vetme eshte qe kolonet te marrin valixhet edhe te ikin nga erdhen.

    • Arben: 29/05/2023 08:38

      Jo, por te behen me shqiptare si ne kohen e lavdishme te Dardanise. Serbet te kthehen ne Karpate nga kane ardhur, boll po i durojme plot 14 shekuj.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia