Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje së bashku për krijimin e qeverisë së re.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit drejtuesin e LDK’së, Isa Mustafën.
Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se sipas marrëveshjes partia që ai drejton do të ketë 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër
AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.
Dje i nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se nesër do të finalizohet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së, AAK-së, Nismas, Listës Serbe dhe AKR-ja, që sapo e konfirmoi se është pjesë e koalicionit.
“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Në disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe me emra të ministrave, por edhe me parimet e qeverisjes, sepse kjo për mua është esenciale”.
Edhe pse në AKR pati ndryshime qëndrimesh sa i përket koalicionit, Hoti sot tha se kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit.
Ai gjithashtu tha se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën te presidenti për t’i treguar se e kanë shumicën për të krijuar qeverinë.
Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar më parë se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese veprimet e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi, i cili para disa ditësh ftoi në një takim gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për formimin e qeversisë së re në kushtet kur nga LVV nuk pati reagim për kërkesën e tij që LVV duhej të çonte emrin e propozuar për tu mandatuar për krijimin e qeverisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime
29 Dhjetor 2024, 13:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor 2024, 19:50
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
Pyetja e vetme per Ramush "heroin e gjalle" qe ka mbete pret te marr pergjigje ne kete mandat qeverises ( qe nuk besoj se do ta mberrij) eshte se edhe sa Euro ja kane borxh Shqiptaret e Kosoves familjes Haradinaj per gjakun e vellezerve te vrare ne luft - te dim dhe ta kryejme pagesen edhe te lirohemi nga Ai dhe vellai i tij Dauti sepse po behet e padurueshme tani me.
PërgjigjuKam pershtypjen se L.D.K.e kishte planifikuar me pare kete perfundim ,prandaj nuk arrinin <<te benin>> marreveshje me z.Kurti .Me sa duket qellimi ishte kryeministria.Albini ra keq brenda ne kete loje manipuluese politike,pasi s'ka eksperience.
PërgjigjuPo .pra keta jan shumica e rraces se Lashte por t'mbetun ala n'ate kohen e Shpellava...e pa ditun..por djallezore...,qe jetojne mbrenda kulles se vet ,te ngujuem..ne mentalitetin Primitiv..,per Unin e tyne..,per Protagonizmin dhe Hamjen vetijake...
PërgjigjuTa gëzojnë kosovarët qeverinë e re. Dhe të duartrokasin përsëri për patriotin e madh Ramush Haradinaj,që vetëm për Kosovën mendon. Vetëm për Kosovën pranon të jetë në qeveri edhe me Listën Serbe, prandaj adhurojeni trimin e madh Ramush. Çdo të bënte Kosova pa atë ? Njësoj si vllau i tij Ilir Meta në 2009 që u bashkua me 'armikun' politik Sali Berisha për të mirën e Shqipërisë dhe Ramushi nuk do që Kosova të humbas kohë edhe para me zgjedhje të parakohshme por i vë gjoksin punës dhe bashkohet me serbët që të mbrojë Kosovën nga.... Lavdi Ramushit !!!
PërgjigjuKeta jane pjesa me e poshter e gjithe rraces shqipfolese...
PërgjigjuSke faj ti pasiv sllav qe shkruan ketu fajin e kane shqiptaret qe lejojne lloj lloj sharlatani pseudo-italian qe lejon komentet e tua dhe bllokon ato te tjerat.