Të mërkurën do të mblidhet takimi konsultativ mes partive në Kosovë, Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci në mbyllje të seancës së 4 pa rezultat tha se takimi do të jetë një përpjekje për t’i dhënë mundësi PAN-it të kthehet në Kuvend.
Mikullovci ftoi të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare të marrin pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve, e që do të jetë takimi i fundit i tillë konsultativ.
Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e koalicionit PAN dhe minoritetet.
Deputetët e PAN bojkotuan seancën me arsyetimin se nuk ishin konsultuar.
Nga ana tjetër deputetët e Vetëvendosjes dhe LAA-së theksuan se me këtë PAN po fiton vetëm kohë pasi nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com