Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05 mars) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj.

Ndërkohë Presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpërndarjen e parlamentit duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Në lidhje me këtë situatë në vend analisti Jeton Halimi përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se fajtori për këtë gjë është Albin Kurti. Sipas tij Kurti nuk dëshiron marrëveshje politike. Ndër të tjera ai thekson se për shkak të lojërave që ka bërë do të marrë goditje nga vetë populli i Kosovës.

“Këtë faj e ka Albin Kurti. Kurti dëshiron të sillet si sundimtar edhe kjo është e dëshmuar. Ai nuk dëshiron marrëveshje politike, ai dëshiron vetëm njerëzit e vet edhe e gjitha fatura e zgjedhjeve do t’i bjerë Kurtit dhe koalicionit të tij. Mendoj se Kurti do të marrë vetë goditje nga populli, sepse ka bërë kalikulime politike”, tha Jeton Halimi.

Ndërkohë analisti Ardit Gjinali theksoi në këtë çështje opozita ka dëshmuar përgjegjësi poltitike, pavarësisht se ka gabimet e saj.

“Në raport me qeverinë opozita dëshmoi një përgjegjësi politike, duke iu përgjigjur thirrjeve dhe ftesave të Kurtit për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit. Kjo që ndodhi është një dëshmi e vullnetit të munguar për të arritur një konsensus brenda kuvendit. Opozita ka gabimet e saj dhe pavarësisht se shkoi ndarasi në takimet me Kurtin, treguan përgjegjsghmëri”, tha Ardit Gjinali.

Gjatë këtij disktutimi Halimi e cilësoi Kurtin si një Kim Jong Un që dëshiron t’i ‘pushtojë’ të gjitha institucionet.

“Kurti është një Kim Jong Un i Kosovës që dëshiron t’i kapë të gjithë institucionet. Kurti ka bërë lojëra politike. Kurti nuk ka pasur asnjë gatishmëri as me kushtetutën as me Vjosa Osmanin por ka dashur të viktimizohet, t’ia lërë fajin opozitës si herën e parë. Kurti ka dështuar dhe do të dëshëtojë. Lojërat politike të Kurtit janë për të humbur kohë. Pas takimit të Vjosa Osmanit me lidertët e partive politike do zgjidhë gjithçka”, nënvizoi Halimi.

Nga ana tjetër Gjinali e konsideroi procesin e zgjedhjeve si një ogur jo të mirë për Kosovën, duke sjellë ndërmend krizën poltike të vitit të kaluar.

“Gjykata Kushtetuese do të marrë kohën e saj. Procesi i zgjedhjeve do të ndodhë me këtë vullnet të munguar sidomos nga partia e parë. Ky proces është një ogur jo i mirë për Kosovën njësoj si kriza poltike vitin e kaluar”, përfundoi Gjinali.