PRISHTINE, 17 nentor/ATSH/. - Pas kryeparlamentarit, për liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, partia e tij është bazë për ndërtimin e institucioneve, ben te ditur KosovaPress.
Duke shkruar ne Facebook për rrjedhat e fundit të situatës politike në vend, Thaçi thekson se beson në vullnetin e mirë dhe pjekurinë politike të përbashkët.
Ai shkruan se besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, duhet ta materializojnë duke punuar bashkërisht për të mirën e vendit. Komenti i tij i plote eshte:
Ndihem i inkurajuar që partitë kryesore politike kosovare më në fund e kanë kuptuar se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të institucioneve të reja është i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm.
Unë ndjej keqardhje për kohën e humbur mirëpo konsideroj se ne si parti politike tani duhet të kemi vullnet politik të themelojmë institucionet e reja kredibile sa më shpejt në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
PDK-ja si parti fituese vlerëson se bazë per ndertimin e institucione te reja duhet të jetë rezultati zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Unë besoj në vullnetin e mirë dhe pjekurinë politike të përbashkët.
Kosova dhe qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre. /a.ke/









