Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive të Kuvendit për shkak të moshës, ku kërkon që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës brenda afatit të paracaktuar ka krijuar një situatë të rëndë, për PDK-në, tejkalimi i aftit nuk e ‘shuan’ detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

Më tej në kërkesën e PDK-së nënvizohet se detyrimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë nesër, më 12 gusht, në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës konstituive sipas rregullores.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

1786466695_letraokii.jpg

Letra e plotë