PRISHTINË, 21 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Agjencia Kundër Korrupsionit bëri të ditur sot se ka përfunduar i tërë procesi i deklarimit të pasurisë së deputetëve të rinj që në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.
Deklarimi u bë konform afateve të përcaktuara në Ligjin për deklarimin, kontrollin, prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Sipas ligjit, të gjithë këta zyrtarë kanë pasur detyrim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda afatit 30 ditësh pas marrjes së detyrës dhe tani të gjithë i takojnë kategorisë së zyrtarit të lartë publik.
Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë. Në Kosovë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit, ku deputetët dhanë betimin, u mbajt në 17 korrik. Por, kjo seancë e veçmas vendimi i saj për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ishte sot objekt shqyrtimi në seancën dëgjimore publike në Gjykatën Kushtetuese./m.m/
/Shqiptarja.com