Kosovë- Policia e përkushtuar në ngritjen e sigurisë rrugore

/ATSH/- Policia e Kosovës deklaroi sot se është e angazhuar në ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe konkretisht në parandalimin e aksidenteve të kësaj natyre.
Në një deklaratë për mediat theksohet se, të dielën e tretë të nëntorit, çdo vit shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore, ndërsa këtë vit kjo ditë shënohet me 16 nëntor 2014.
"Qëllimi i shënimit të kësaj dite është sensibilizimi i qytetarëve, që të kontribuojnë për një siguri më të madhe rrugore", shprehet në deklaratë Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në vitin 2013 nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 119 persona dhe 9813 persona kanë marrë lëndime trupore.
Policia thekson se, Dita Botërore e përkujtimit të viktimave është një përkujtues i fuqishëm dhe prekës për të gjithë ne, në lidhje me rëndësinë e punës që ne duhet të bëjmë së bashku për të përmirësuar sigurinë rrugore.
Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore daton nga viti 1993 nga Road-Peace dhe është miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005, e cila që nga ajo kohë njihet si ditë ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave në aksidentet rrugore.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti