Kosovë/ Policia gjen sërish armatime në Banjskë, bastis hotelin ku ka qëndruar kryeminstrja serbe! Sekuestrohen 2 jelekë antiplumb, AK-47 e pajisje ushtarake

Kosovë/ Policia gjen sërish armatime në Banjskë, bastis hotelin ku ka qëndruar kryeminstrja serbe! Sekuestrohen 2 jelekë antiplumb, AK-47 e pajisje ushtarake

Armatime të gjetura në Banjskë

Tirane- Policia e Kosovës ka bastisur sot  hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit duke gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh për të cilën  dyshohet që ka qenë aty që nga rasti i sulmit në këtë fshat ndaj Policisë së Kosovës një vit më parë.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës”, ka thënë këtë premte zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për mediat në Kosovë.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka gjetur armatim në Banjskë që nga sulmi i shtatorit, 2023.

Kompleksi “Rajska Banja” u mor në administrim nga shteti në fund të vitit të shkuar. Ai ishte funksional deri në marrjen e tij nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Hapjen e hotelit në Banjskë e kishte bërë Marko Gjuriç, tani ministër i Jashtëm i Serbisë. E, bazuar në fotot që ka publikuar faqja, aty kanë qëndruar edhe ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e zyrtarë të Listës Serbe.

AKP-ja njoftoi se objekti është rinovuar pa leje dhe se është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Trepça Standard”. Në këtë kompleks ishte sekuestruar edhe ushqim, informon Koha.net.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, dhjetëra serbë të armatosur patën sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë ishin vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, që besohet se është në Serbi./

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës