/ATSH /- Për sezonin dimëror 2014/2015, i cili nis nesër, Policia e Kosovës ka hartuar planet operative të nevojshme për të ofruar siguri më të madhe për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, ndërsa Drejtoria e Rrugëve ka bërë përgatitjet e nevojshme lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve.
Kjo bëhet e ditur sot pas një takimi mes Policisë së Kosovës (Divizionit të Trafikut Rrugor, Njësisë për Kontroll të Autostradave, Njësiteve Rajonale të Trafikut Rrugor) dhe Ministrisë së Infrastrukturës (Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor, Drejtoria e Rrugëve, si dhe menaxherët rajonalë nga kjo ministri).
Në takim u dakorduan që të intensifikohet koordinimi dhe bashkëpunimi mes Policisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës në interes të sigurisë më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.











