Kosovë, presidenti Thaçi u kërkon partive: Konfirmoni vullnetin, Qeveri të re apo zgjedhje të reja. LVV: Nuk e kemi refuzuar kërkesën për mandatarin

Kosovë, presidenti Thaçi u kërkon partive: Konfirmoni vullnetin, Qeveri të re apo zgjedhje të reja. LVV: Nuk e kemi refuzuar kërkesën për mandatarin

Presidenti Hashim Thaçi, u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të partive politike parlamentare që të deklarojnë vullnetin e tyre nëse janë për formim të Qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Sot ju kam ftuar në këtë takim konsultativ për të diskutuar me ju hapat e ardhshëm që t’i japim vendit Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar. Edhe pse i kam dërguar pesë kërkesa LVV-së nuk ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”.

“Në pajtim me mandatin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëjë përpjekje për krijimin e një Qeverie. Është përgjegjësi e imja ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe për këtë do të marrë hapat sipas Kushtetutës”.

“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit me 25 mars nga 82 deputetë sot ju përfaqësues të të gjitha partive parlamentare ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin por vetëm sipas vullnetit të partive politike”.

Ndërkohë takimi mes Presidentit dhe partive politike ende vazhdon

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është duke bërë shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar Qeverinë e re.

Ajo ka theksuar se VV-ja, nuk e ka refuzuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të emëruar mandatar të ri për kryeministër.

“Në asnjë rast nuk e kemi propozuar as kërkesën as propozimin e mandatarit. Sot kam pranuar një letër nga ju jashtë kompetencave si president. Kushtetuta nuk parasheh një komepetencë  të tillë të presidentit për të shfrytëzuar  mandatarin. Kushtetuta parasheh caktimin e mandatarin pas propozimit nga partia e cila ka fituar shumicën”.

Haxhiu i ka thënë Thaçit se bazuar në rolin e tij si president, ai nuk ka të drejtë për të konstatuar se kemi refuzuar këtë kërkesë.

“Nuk e keni në mandat e kompetencë që të caktoni se si e çfarë do të jetë Qeveria dhe ju ende nuk na jeni përgjigjur që në bazë të çfarë pike po veproni. Ju përmendët Qeveri me legjitimitet të plotë. S’mund të ketë qeveri me legjitimitet të plotë qytetar pa shkuar në zgjedhje”.

“Më 6 tetor qytetarët kanë vendosur dhe ju nuk mund ta anashkaloni partinë e parë. Ju bëj ftesë që të respektoni kushtetutën dhe të kryeni vetëm detyrat e juaja si president”, ka thënë Haxhiu.


Lajmi kryesor:

Thaçi takohet me partitë parlamentare: Subjekti që mund të bëj shumicën mandatohet për qeverinë e re


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave