KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjufca, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, do të bëhet shef i diplomacisë së Kosovës.

Sipas mediave kosovare, ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së do të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Më herët, kreu i VV-së, Albin Kurti, e kishte propozuar Blerim Rekën për postin e ministrit të Jashtëm.

Me largimin e Konjufcës, në krye të Kuvendit pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës.

Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa mund ta bëjnë qeverinë të hënën.

Më 3 shkurt  është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK-në për formimin e qeverisë.

Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar. 

Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë bashkë qeverinë e re të vendit.

Partia që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, e cila e zuri vendin e dytë, pritet që nesër të nënshkruajë marrëveshje për formimin e një koalicioni qeverisës.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK-në për formimin e qeverisë.

Glauk Konjufca