Çamçakëz që përgjum fëmijët! Reagon Policia: Po verifikojmë, kontrolle pas kontaktit me drejtuesit e shkollave

Çamçakëz që përgjum fëmijët! Reagon Policia: Po verifikojmë, kontrolle pas kontaktit me drejtuesit e shkollave

Çamçakëzi që u shitet nxënësve

Tiranë- Përhapja e një çamçakëzi misterioz në shkollat e kryeqytetit ka ngritur shqetësimin tek stafi pedagogjik dhe në opinionin publik, nëpërmjet sinjalizimeve në rrjetet sociale.

Rasti më i fundit është ai i një mësueseje në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, e cila ka sinjalizuar prindërit e fëmijëve për “substancën” që nuk dihet nëse ka përmbajtje narkotiku apo përbërës psikotropë sintetikë.

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se pas ngritjes së shqetësimeve në rrjetin social, ka nisur verifikimet dhe hetimet. Por nuk jepen detaje të tjera rreth rastit, teksa është postuar edhe një foto e çamçakëzit në ngjyrë jeshile.

Mësuesja ka njoftuar se çamçakëzi u sjell një gjendje përgjumjeje fëmijëve në klasë, dukuri që e ka hasur shpesh.

Policia e Tiranës reagoi sot pasdite në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale dhe media, në të cilin thuhet se “në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët”.

“Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Teksa më tej shtohet se “po vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar”.

Kurse me një postim në rrjetin social Facebook, gazetari Mentor Kikia theksonte:

“Kujdes! Ruani fëmijët nga një “substancë” e tillë

Në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë në formë të  tillë, që ka trajtën e një çamçakëzi, dhe që përdorej nga një/disa nxënës. Mësuesja që e ka identifikuar, është treguar vigjilente dhe ka lajmëruar prindërit e nxënësve të klasës që të bëjnë kujdes, pasi ajo ka vërejtur se nga përdorimi i saj fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.

Po e bëj këtë publikim për të tërhequr vëmendjen e prindërve në kontrollin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve. Nuk kam informacion nëse kjo është një substancë narkotike apo jo, por padyshim që duhet të jetë e dëmshme në raport me gjendjen që prodhon.

Gjithashtu, duhet doemos një bashkëpunim me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Shkollat kanë qenë dhe janë të synuara nga shpërndarësit e substancave narkotike, pasi rrjetet e trafikantëve kërkojnë klientelë të re konsumatorësh. Ndërkohë që lista e produkteve narkotike shtohet rregullisht me substanca të reja sintetike.

Kundër këtyre problemeve sociale e kriminale, duhet një bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe policisë. Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, për më shumë informim”.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot