PRISHTINË-Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë - krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit.
EULEX njofton sot se në këto pretendime përfshihen tre zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy biznesmenë. Pretendimet kanë të bëjnë me procesin e tenderit për furnizimin me armë, municion dhe pajisje për mbikëqyrje për Policinë e Kosovës.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së./ATSH/