PRISHTINË, 17 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen sot pasdite, miratoi vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Programit Ekonomik Fiskal për vitin 2015, si dhe vendime dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Dokumenti i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ka qenë Rregullorja për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të punës së Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Në vazhdim, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e grupit punues për të analizuar politikën fiskale që ka të bëjë me Tatimin në Vlerën e Shtuar në produktet bazë të konsumit. Është miratuar edhe vendimi për rekomandimin që Presidentja e Republikës së Kosovës të autorizojë ministrin e Financave për nënshkrimin e marrëveshjes për Kredi Eksportuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG lidhur me financimin e Projektit Hibrid të Integruar për Qendrën e Kardiokirurgjisë së Klinikës Universitare të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në cilësinë e ushtruesit të ligjshëm të aksionarit të Republikës së Kosovës në Ndërmarrjen Publike "Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës" Sh.A, vendosi që ministri i Financave të veprojë në emër të Qeverisë si aksionar i vetëm në PTK, të ndërmarr të gjitha masat e ligjshme për realizimin e të drejtës dhe të kërkoje nga Bordi i PTK-së të deklarojë dhe paguaj dividendin për aksionarin në shumën prej 10 milionë euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin gjashtëmujor për buxhetin e viti 2014, sipas të cilit janë evidentuar 688 milionë të hyra dhe 641 milionë pagesa nga buxheti për këtë periudhë. Me vendimin e aprovuar sot në mbledhje, Qeveria e Kosovës mbështet organizimin e aktiviteteve kulturore për shënimin e Ditës së Boshnjakëve në Kosovë me 24 820 euro.
Është miratuar edhe vendimi përfundimtarë për shpronësimin për interes publik në krijimin e të drejtës së servitutit për pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Linjës Energjetike 400kV në, segmenti i parë 16 km, zonat kadastrale në komunat Obiliq, Vushtrri dhe Drenas.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për mbështetjen e punës së Komisionit Qeveritarë për njohjen e statusit të ish- të dënuarve dhe ish- të përndjekurve politike.
Edhe projekti "Atomi" i Qendrës për Studime, Shërbime Sociale dhe Psikologjike Encompass , ka marr mbështetje financiare nga Qeveria e republikës së Kosovës në shumën prej 50 000 euro. Projekti ofron mbështetjen për nxënësit e shkollimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur për inteligjencë të jashtëzakonshme. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com