Kosovë/ Regjistrohen sërish të shtëna me armë në veri

Kosovë/ Regjistrohen sërish të shtëna me armë në veri

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka thënë se të shtënat janë regjistruar në pikën e kontrollit në Zveçan, ku kanë qenë duke qëndruar disa policë.

Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asnjë person. Nëntë gëzhoja u gjendën në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat nuk mbeti asnjë person i dëmtuar. 

Në veriun e Kosovës, i banuar me shumicë serbe, ka shpesh tensione mes serbëve dhe policisë. Dy raste të tjera janë regjistruar në fillim të këtij viti, ku më 27 janar u qëllua me armë zjarri një makinë e policisë së Kosovës. Ndërkohë, më 23 janar, në Bistricë të Leposaviqit, dy serbë refuzuan të ndalonin në një pikë kontrolli dhe Policia qëlloi me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur një serb.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump