Kosovë, rrihet brutalisht gazetarja e njohur Arbana Xharra/ FOTO
Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, mësohet se është rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në orët e para të së shtunës.
Kosovë- Gazetarja dhe anëtarja e re e PDK-së në Kosovë, Arbana Xharra, është dhunuar fizikisht mbrëmë nga disa persona në Prishtinë.
Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme.Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar.
Një muaj më parë gazetarja u kërcënua nga ekstremistë fetarë, që vizatuan mbi muret e shtëpisë së saj kryqe me bojë të kuqe.
Pas aderimit të saj në PDK dikur kritike e saj, Xharra ka qenë vazhdimisht kryefjala e militantëve të partisë Vetëvendosje për shkak të aderimit të saj në Partine demokratike të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale.
Megjithatë, motivet për këtë sulm ende mbeten të paqarta . Ish-gazetarja para sulmit ishte në Shqipëri ku mori pjesë në një emission televiziv.Shumë prej figurave politike kanë shprehur mbështetjen e tyre për Xharrën duke dënuar sulmin ndaj saj.
Për dhunimin e Arbana Xharrës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së. Thaçi në “Facebook” ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.
Edhe Kryeministri në largim, Isa Mustafa, e ka quajtur sulmin akt të ulët dhe të turpshëm.
[gallery]22241[/gallery]
Redaksia Online Er.K/e.mShqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
Po
46.7%
Jo
51.4%
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12403
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?