Rritja e çmimeve është ndjerë edhe në Kosovë, ku buka shitet me 40 centë në disa furra, nga 35 centë që ka qenë më parë. Një rritje çmimesh kanë pësuar edhe produktet e tjera si mielli, vaji e sheqeri.
Një tjetër shqetësim që është ngritur nga qytetarët është edhe rritja e çmimit të naftës, e cila gjatë javëve të fundit ka pësuar një rritje prej 40 centësh. Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, qytetarët janë të shqëtësuar, ndërsa thonë për mediat vendase se xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.
Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime. Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë.
Selatin Kaçaniku, kryetari i OJQ Konsumatori, thotë për mediat kosovare se ka abuzim në rritjen e çmimeve. Kaçaniku deklaroi se çmimet e produkteve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.
Sakaq kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind.
Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg.
Rritja marramendëse e çmimeve të energjisë elektrike muajt e fundit ka përfshirë të gjithë Evropën, dhe arsyet kryesore janë çmimet e emetimeve të CO2 dhe gazit natyror. Çmimet në shkëmbimet e energjisë aktualisht variojnë nga 90 deri në 200 euro për MWh.
Në shkëmbimin e energjisë elektrike serbe SEEPEX, çmimi është rritur me gati 80% që nga fillimi i vitit, dhe çmimi i ditës së parë qëndron në 174 EUR për MWh. Kompanitë në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk blejnë energji elektrike në shkëmbime, por çmimi nuk është i rregulluar akoma as për familjet.
Serbia e ka vllaun në oppen balkan që do i dergoj energji elektrike
Përgjigju