Rritet çmimi i bukës në Kosovë, shtrenjtohet me 40 centë edhe nafta! Në Serbi dhe Bosnje çmimi i energjisë do të rritet 70-135%

Rritet çmimi i bukës në Kosovë, shtrenjtohet me 40 centë edhe nafta! Në Serbi dhe Bosnje çmimi i energjisë do të rritet 70-135%

Rritja e çmimeve është ndjerë edhe në Kosovë, ku buka shitet me 40 centë në disa furra, nga 35 centë që ka qenë më parë. Një rritje çmimesh kanë pësuar edhe produktet e tjera si mielli, vaji e sheqeri.

Një tjetër shqetësim që është ngritur nga qytetarët është edhe rritja e çmimit të naftës, e cila gjatë javëve të fundit ka pësuar një rritje prej 40 centësh. Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, qytetarët janë të shqëtësuar, ndërsa thonë për mediat vendase se xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.

Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime. Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë.

Selatin Kaçaniku, kryetari i OJQ Konsumatori, thotë për mediat kosovare se ka abuzim në rritjen e çmimeve. Kaçaniku deklaroi se çmimet e produkteve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.

Sakaq kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Serbia dhe Bosnja marrin lajmin e keq: Çmimi i energjisë do të rritet 70-135%

Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg.

Rritja marramendëse e çmimeve të energjisë elektrike muajt e fundit ka përfshirë të gjithë Evropën, dhe arsyet kryesore janë çmimet e emetimeve të CO2 dhe gazit natyror. Çmimet në shkëmbimet e energjisë aktualisht variojnë nga 90 deri në 200 euro për MWh.

Në shkëmbimin e energjisë elektrike serbe SEEPEX, çmimi është rritur me gati 80% që nga fillimi i vitit, dhe çmimi i ditës së parë qëndron në 174 EUR për MWh. Kompanitë në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk blejnë energji elektrike në shkëmbime, por çmimi nuk është i rregulluar akoma as  për familjet.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 13/10/2021 20:59

    Serbia e ka vllaun në oppen balkan që do i dergoj energji elektrike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë