Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se Kosova se Shqipëria e mbëshet zgjidhjen e BE për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk do ti lërë të izoluar.
"E kam ndjkur kërkesën e presidentit Thaçi që i ka drejtuar Presidentit Meta. Ne mbështesim një zgjidhje që vjen nga BE- ja, pasi në të gjithë Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë vetëm Kosova e izoluar. Unë besoj se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por nuk duhet të humbet durimi. Kjo gjë duhet të zgjidhet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe jo mes shqiptarëve", tha Ruçi i pyetur nga gazetarët mbi kërkesën që Presidenti Thaçi i bëri Persidentit Ilir Meta për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë.
Pjesë e agjendës së takimeve të Ruçit do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si z. Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe z. Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës z. Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com