PRISHTINË, 1 Tetor /ATSH-Behlul Jashari/.-Takimet e Presidentes kosovare Atifete Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim, paralajmëron komunikata zyrtare e sapodërguar nga Presidenca.
Ndërsa në njoftimin zyrtar të sapodërguar nga Kuvendi, konfirmohet se vazhdimi i Seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Legjislatura V) mbahet nesër, e enjte, 2 tetor, me rend dite "Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit", sikur edhe në 17 korrik e 18 shtator, kur u ndërpre dy herë me radhë seanca e thirrur pas zgjedhjeve parlamantare të parakohshme të para gati katër muajve, 8 qershorit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, fillimisht kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetari Kadri Veseli dhe më pas në takim të përbashkët kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, për të diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.
Presidentja Jahjaga në takimet e zhvilluara theksoi se ndërtimi shpejtë i institucioneve të vendit është domosdoshmëri dhe kjo do të hap perspektivën për qytetarët e vendit dhe proceset demokratike. Presidentja ritheksoi edhe njëherë faktin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se liderët e partive politike parlamentare duhet të gjejnë mënyrat për diskutuar bashkë zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.
Ajo tha se vetë liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre.
Liderët e partive politike parlamentare e vlerësuan rëndësinë e takimeve me presidenten dhe theksuan nevojën që të arrihet zgjidhja për krijimin e institucioneve të vendit, bën të ditur Presidenca e Kosovës.
Zgjedhja e kandidatit të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafës, për Kryetar të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesja, në 17 korrik, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Në 18 shtator, në vazhdimin pakminutësh të seancës konstituive, kandidati i koalicionit parazgjedhor të LDK, Arsim Bajrami mori 44 vota pro, të pamjafueshme për t'u zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.
Vazhdimi nesër i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, edhe pas takimeve të sotme te Presidentja, nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim tjetër nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje apo marrëveshje, që mund të hapë rrugë për krijimin e institucioneve të Kosovës. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com