Kosovë, sekuestrohet 83 kg
drogë,arrestohen 3 persona

Kosovë, sekuestrohet 83 kg<br />drogë,arrestohen 3 persona
Plot 83 kilogram drogë e llojit marihuanë është sekuestruar në kosovë ndërsa 3 persona janë arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë.

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku bëri me dije se janë  konfiskuar 3 automjete, njëra me tagra shqiptare, e cila dyshohet se është përdorur për të futur drogën në territorin e Kosovës.
 
Kanabisi  është sekuestruar nga policia e Kosovës. Droga është zbuluar në fshatin Restovicë të Deçanit.

“Ne jemi ende në fazën e hetimeve, por në bazë të informacioneve droga ka qenë pjesë e përgatitjes për ripaketim dhe shpërndarje në vendet e Evropës perëndimore. Është formuar një rrugë prej Shqipërisë, nëpërmes Kosovës, në drejtim të Serbisë, Hungarisë, e pastaj drejt Austrisë apo Gjermanisë”, është thënë në konferencë për media. 

[gallery]19398[/gallery]


Redaksia Online 
M.Ç/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri