Në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë janë krijuar përsëri sot radhë të gjata, si në hyrje po ashtu edhe në dalje.
Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se në Merdare dhe Dheu i Bardhë janë krijuar radhë të gjata.
Policia e Kosovës bën të ditur se në orët e pasdites në Merdare kolona në hyrje është e gjatë diku rreth 2 - 3 kilometra me pritje prej 3 - 4 orë, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth 2 kilometra me pritje rreth 3 orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje si edhe në dalje është rreth 1-1.5 kilometra me pritje rreth 1-1.5 orë.
Policia e Kosovës apelon që mundësisht të shfrytëzohen pikë-kalime të tjera kufitare, ku nuk ka kolona dhe pritje të gjata.
Njoftohet se, nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo radhët janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe./ATSH/
/Shqiptarja.com