PRISHTINË, 17 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë sot gjendja është përmirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të shkurtëra. Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës pas njoftimeve të 14 gushtit se në vendkalimin Merdare ishin krijuar kolona dhe pritje të gjata deri në pesë orë. Sot nga mesdita, në Merdare kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje është e gjatë 600-700 metra me pritje mbi 1 orë. Tek Dheu i Bardhë, në dalje kolona është rreth 300 metra me pritje 30-45 minuta, kurse në Mutivodë nuk ka kolona. Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës vazhdon me numër të shtuar të personelit dhe kontroll kufitar të përshpejtuar. Policia e Kosovës bën të ditur se kolonat dhe pritjet janë duke u shkaktuar nga fluksi i automjeteve dhe procedurat që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve - formularëve  përkatës nga autoritetet serbe. /a.ke/