Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Vetëvendosja ka siguruar 32 deputetë ndërsa LDK-ja 29

Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Vetëvendosja ka siguruar 32 deputetë ndërsa LDK-ja 29

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë 32 deputetë, ndërsa LDK-ja që pati për kandidate Vjosa Osmanin ka marrë 29 deputetë.

PDK – 178 mijë e 645 vota apo 21, 163 %.

AAK-PSD – 96 mijë e 883 vota  apo 11, 477 %

Nisma – 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %

Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.

Prej ditësh përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur bisedimet në rang ekspertësh për të hedhur piketat e para të qeverisë së re që parashikohet të dalë nga koalicioni i mundshëm mes tyre. Diskutimet janë përqëndruar në çështje teknike dhe jo në emra të përveçëm që do të jenë në krye të ministrive. Emrin e atij që do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pritet të vendoset në bisedat e rangut të lartë, mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Ky i fundit nga ana e tij para disa ditësh deklaroi se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe as për emrin e Kryeministrit.

“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen, unë kam parë deklarata të ndryshme, shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash, sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale dhe nuk do ta parapëlqej një orientim që një parti ta merr një fushë të caktuar dhe partia tjetër fushën e caktuar sepse atëherë bëhen dy qeveri brenda një qeverie. Kësaj sa i përket se kush sa ka kërkuar, nuk kemi të vërteta sepse unë nuk kam kërkuar asnjë ministri nga VV e as VV nuk ka kërkuar”, tha Mustafa.

Më parë, kandidatja për kryeministre nga LDK pati deklaruar se emri i kryeministrit i takon ta caktojë forca politike që do të sigurojë më shumë mandate pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.


Lajmi kryesor:

Kosovë, një muaj pas zgjedhjeve përfundon numërimi i votave, as në Shqipëri nuk zgjat kaq shumë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!