Në tre muajt e kësaj vere, në krahasim me verën e kaluar, është rritur me 260,411 fluksi i hyrje-daljeve Kosovë-Shqipëri, sipas shifrave zyrtare të kontrollit të personave nga tre pikëkalimet kufitare, Vërmicë, Qafë Morinë dhe Qafë Prush.
Në muajt qershor, korrik e gusht në vitin 2014 kishte janë 1,973,447 hyrje-dalje, ndërsa në 2013 kishte 1,713,036.
Ekskluzivisht për ATSH-në të dhënat zyrtare i bënë të ditura Policia e Kosovës - Zyra për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun - Drejtoria e Përgjithëshme në Prishtinë.
Sipas shifrave të dërguara sot, hyrje dalet Shqipëri-Kosovë në muajin gusht 2013 ishin 939,253 , ndërsa në gusht 2014 janë 107,3903, në krahasim 134,650 më shumë.
Në tre vendkalimet Shqipëri-Kosovë, sipas të dhënave të kontrollit, në qershor 2013 kishte hyrje-dalje të 252346 personave, ndërsa në qershor 2014 të 357525 personave, 105179 më shumë.
Në muajin korrik 2013 hyrje-dalje të personave kishte 521437, ndërsa në korrik 2014 kishte 542019, në krahasim 20,582 më shumë.
Nga fillimi i muajit korrik, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë, duke zbatuar Memorandumin e Bashkëpunimit, patrulluan së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik.
Marrëveshja u nënshkrua në 28 qershor në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni./ATSH/
/Shqiptarja.com