Kosovë-Shqipëri, policitë
marrëveshje për turizmin në 2013

Kosovë-Shqipëri, policitë <br />marrëveshje për turizmin në 2013
TIRANE- Mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të tretin vit radhazi u nënshkrua “Memorandum bashkëpunimi”, i cili ka si qëllim organizimin e shërbimeve të përbashkëta të Policisë Rrugore të të dy vendeve në akset kryesore të vendit në kuadër të sezonit turistik veror.

Memorandumi u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ndërkaq, Burgaj tha se “Tashmë është viti i tretë që ne aplikojmë një gjë të tillë, mendoj që ka pasur rezultat shumë të mirë vitet e kaluara, duke minimizuar numrin e aksidenteve me pasoja. Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke filluar që sot implementojnë këtë shërbim për lëvizjen e lirë të qytetarëve, marrjen e masave në pikat e kontroll kalimit kufitar për t’i siguruar lehtësirat e nevojshme qytetarëve tanë të dy vendeve. policia shqiptare nuk do të gjobisë asnjë drejtues mjeti nga kosova, në pikat kufitare do të ushtrohet kontroll vetëm nga një palë”.

Ndërkohë Maxhuni tha se “Kjo është një praktikë që me siguri do të jetë tradicionale, ku policitë e dy vendeve në aspektin operacional do të bashkëveprojnë së bashku në akset rrugore, kryesisht në territorin e shtetit shqiptar, gjatë periudhës verore, ku pritet që një fluks i madh i shtetasve kosovarë të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar. Praktikat e dy viteve të kaluara kanë nxjerrë një përfundim që një modalitet i tillë rrit nivelin e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe në anën tjetër ndihmon qytetarët kosovarë, që në komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës të trajtojnë çështje që lidhen me sigurinë rrugore në akset rrugore të shtetit shqiptar”.

Ndërkaq, Maxhuni i ka bërë apel shtetasve kosovarë të jenë të kujdesshëm në territorin shqiptar, në mqnyrë që të shmangin aksidentet fatale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë