Albulena Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se kush do t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme nëse Kuvendi dështon sot të zgjedhë presidentin e Kosovës.

Problemi lind pasi Haxhiut i ka përfunduar periudha gjashtëmujore si ushtruese e detyrës së presidentit, ndërsa Kushtetuta ia njeh pikërisht kreut të shtetit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në përfundimin e afatit të sotëm, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Por Kushtetuta nuk përcakton qartë se kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi përfundon kufiri gjashtëmujor i ushtruesit të detyrës.

Zyra e Presidentes konfirmoi se Haxhiu e dorëzoi kërkesën në Kushtetuese më 5 tetor dhe kërkon të përcaktohet se kush mund t'i ushtrojë kompetencat e domosdoshme të presidentit në këtë situatë.


Lajmi kryesor:

Ditë vendimtare për Kosovën/ Sot afati i fundit për presidentin ose vendi shkon sërish në zgjedhje! Protestuesit rikthehen në shesh: Votoni ligjin për Specialen! (VIDEO)