Në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të zhvillojë një tjetër takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, apo nëse do të thirret sot një seancë e Kuvendit.
I pyetur për negociatat për presidentin dhe zhvillimet në Kuvend, Kurti u përgjigj shkurt: "Flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje".
Kurti dhe Hamza u takuan një ditë më parë në përpjekje për të arritur marrëveshje për presidentin dhe votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por takimi përfundoi pa dakordësi.
Lajmi kryesor:
Ditë vendimtare për Kosovën/ Sot afati i fundit për presidentin ose vendi shkon sërish në zgjedhje! Nis protesta për Specialen: Ose votoni ligjin, ose dilni me vulën e turpit! (VIDEO)





