String Trio Kosova
TIRANË, 19 Gusht /ATSH/ .- String Trio Kosova , treshja shqiptare që përbëhet nga violinistja Sihana Badivuku-Hoxha, violisti Blerim Grubi dhe violonçelisti Aristidh Prosi, do të prezentohen para publikut spanjoll, këtë të enjte nga ora 21:00 në kështjellën Son Marroig ku do të luajnë veprat e kompozitorëve Dohnányi, Mozart dhe Schubert.
String Trio Kosova, është pjesë e programit në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës kamertale i cili u themelua në vitin 1978 në qytezën Deia të ishullit, Palma de Mallorca të Spanjës.
Drejtori artistik i Festivalit, pianisti Alfredo Oyagüez, në prezantimin që u bëri artistëve të String Trio Kosova në Balearic Institut (BNE) të enjten që shkoi, tha se është me shumë interes përcjellja e koncertit të tyre, duke vënë theks të veçantë situatës së vështirë në vendin e tyre.
"Kliko këtu për të dëgjuar jnë ndër interpretimet e String Trio Kosova"












