Kosovë/ Tronditet Ferizaj, 59-vjeçari godet me thikë 4 persona në rrugë, mes tyre një 10-vjeçare! FOTO e autorit

Kosovë/ Tronditet Ferizaj, 59-vjeçari godet me thikë 4 persona në rrugë, mes tyre një 10-vjeçare! FOTO e autorit

Autori Ekrem Sadiku

KOSOVË – Një ngjarje e rënda ka tronditur Ferizajin pasditen e kësaj të hëne, ku 59-vjeçari Ekrem Sadiku ka plagosur me thikë 4 këmbësorë në në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Sipas Klan Kosova, të plagosurit janë dy djem të moshave madhore dhe 2 vajza, njëra prej tyre e moshës 10-vjeçare, të cilat kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj para se të sulmoheshin me thikë. Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe foton e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku. 

Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Sylës, 10-vjeçarja është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ndërsa një nga 3 të plagosurit e tjerë ka gjasa që do t’i nënshtrohet operimit.

“Fëmiu 10-vjeçar është në gjendje më të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërkaq më vonë është futur në sallën e operacionit. Gjatë kohës së intervenimit dhe gati para përfundimit, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla për RTK.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, -është shprehur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për mediat në Kosovë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Plagosi me thikë 4 persona në rrugë, publikohet foto e autorit të sulmit të rëndë në Ferizaj (Foto)

1731361982_EkremSadiku.JPG

Është publikuar në mediat në Kosovës fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë katër persona në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Dy prej tyre ishin djemë dhe 2 të mitura, njëra prej të cilave ishte një 10 vjeçare.

Ora 21:12
59-vjeçari goditi me thikë 4 persona në rrugë, dy prej tyre vajza të mitura! Kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj

1731356237_kosove.JPG

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku 59-vjeçari, Ekrem Sadiku ka plagosur me thikë katër persona, mes tyre edhe një 10 vjeçare.

Mësohet se të lënduarit janë 2 djemë dhe 2 vajza të mitura, të cilat para se të qëlloheshin me thikë kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj, sipas Klankosova.

“Pasditen e sotme rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i rëndë në Ferizaj, ku një 59-vjeçar, Ekrem Sadiku ka therur katër persona, kalimtar të rastit. Motivet ende nuk dihen. Këta kalimtarë janë dy vajza dhe dy djemë, vajzat nën moshën 18-vjeçare, dhe dy djem të moshës madhorë. Kemi mësuar se këta persona janë të komuniteteve joshumicë, dy vajza që kanë qenë mysafirë në Ferizaj. Policia po heton rastin”, tha gazetarja Çliresa Hasani.

K.M/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analizza: 11/11/2024 23:30

    Kosova eshte kthyer ne nje shoqeri te dhunshme , ndoshta faj ka media , shoqeria etj etj ! Ngushellime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr