PRISHTINË, 2 Janar /ATSH/.-Në Kosovë sot, temperaturat do zbresin deri -16 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes -5 e -2. Moti është pjesërisht i vranët dhe me diell, frynë erë nga veriu  dhe veriperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se të dielen acari do dobësohet dhe se do të vinë reshjet e reja të dëborës, të cilat të herë pas hershme do të vazhdojnë deri diten e marte.
Të mërkuren  do të mbajë  mot me vranësira  kalimtare dhe do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat të enjëten do kenë pak ngritje te maksimalet./b.j/ /a.g/