Kosovë, Thaçi kërkon uljen e
numrit të deputetëve në Kuvend

Kosovë, Thaçi kërkon uljen e<br />numrit të deputetëve në Kuvend
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur në një takim përfaqësuesit e partive politike për të diskuar për Reformën Zgjedhore.
 
Thaçi propozoi që numri i deputetëve të Kosovës të zvogëlohet nga 120 në 100 dhe të shtohen dy deputetë nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvend.
 
Duke marrë parasysh se Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, reformat zgjedhore janë edhe më komplekse.
 
Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur për të diskutuar për zgjedhjet, sistemin zgjedhor dhe procesin e votimit.
 
Kosova ka nevojë për reforma në sistemin zgjedhor për të krijuar një proces të drejt dhe për tu bërë duhet edhe ndryshimet ligjore
”, ka thënë Thaçi.
 
Gjithashtu Thaçi u shpreh se mund të ndryshojë edhe mënyra e zgjedhjes së Presidentit.
 
Sipas Thaçit, Presidenti në të ardhmen mund të zgjidhet nga populli ose nëse do të vazhdojë të zgjidhet nga Kuvendi ligji do të pësojë disa ndryshime duke i shtuar kompetencat, ndërsa zgjedhja të bëhet me shumicë të thjeshtë 50+1.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar