Kosovë, Thaçi për dialogun me Serbinë: Presidenti përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar (VIDEO)

Lidhur me debatin e krijuar se fundi se kush do të udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi , presidenti i Kosovës apo kryeministri, Hashim Thaçi ka deklaruar se atë do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitimë të Kosovës.

“Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, do të plotësojmë njëri-tjetrin. Ne edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi dhe pengesa të mjaftueshme. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, dhe gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës, kompetencat janë të qarta. Në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë, do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit.

“Dialogun e udhëheq kryeministri i Kosovës. Ka pasur diskutime nga më të ndryshmet, javët dhe muajt e fundit, unë nuk do të bëj kurrfarë gare me bartësit tjerë institucionalë, pasi që kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta, përfshirë edhe kompetencat për dialog”, ka deklaruar Hoti.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta takojë zotin Lajçak, presidenti Thaçi ka thënë se për Kosovën është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtarë, që merren çështjen e dialogut, të trajtojnë Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sipas Thaçit, çdo qasje tjetër ndaj Kosovës është e dështuar.

“Nuk ka kohë tani për matje të pulseve apo për trajtime seminarike të çështjes së Kosovës për njohje reciproke Kosovë – Serbi, por është koha për vendimmarrje historike që sjell rezultate konkrete”, ka deklaruar Thaçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë