Kosovë-Thaçi: Qeveri e vullnetit të qytetarëve, Misioni i Ri nisi
PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, një ditë pas çertifikimit të rezultatit nga KQZ, paralajmëron qeverinë e re të vullnetit të qytetarëve, se Misioni i Ri ka nisur tashmë me ndërtimin e autostradës drejt Shkupit. “Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, […]
PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, një ditë pas çertifikimit të rezultatit nga
KQZ, paralajmëron qeverinë e re të vullnetit të qytetarëve, se Misioni i Ri ka nisur tashmë me ndërtimin e autostradës drejt Shkupit.
"Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit Misioni i Ri. Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mirat të organizuara në Kosovë", shprehet Thaçi.
Po ashtu, Thaçi tha se "në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t'i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur Misionin e Ri se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese".
Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të çertifikuar të premten pasdite nga KQZ, koalicioni i PDK-së ka 30,38 % të votave - 37 deputetë , ndërsa LDK 25,24 % - 30 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 13,59 % - 16 deputetë, AAK 9,54% - 11 deputetë, Nisma për Kosovën 5,15% - 6 deputetë.
Nga subjektet e komuniteteve pakicë, Lista Srpska (Srpska Lista) ka 5,22% të votave - 9 deputetë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,02% - 2 deputetë, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,89% - 2 deputetë.
AKR me 4,67 % të votave nuk kalon pragun 5% për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. /i.v//a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48%
-
Jo
49.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32