/ATSH-B.Jashari/.- Në Kuvendin e Kosovës, të hënën, në seancë plenare do bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, i cili do të ruajë ndërmarrjen Trepça nga likuidimi.
"Projektligji do të ndikojë që të ruajë Trepçën nga likuidimi, me miratimin e tij në Kuvend kjo ndërmarrje do të vendoset në binarë të zhvillimit të mirëfilltë", është shprehur i bindur eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryeson.
Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë prezantimit të këtij projektligji ka vënë në pah rëndësinë e miratimit të tij, ndërsa ka vlerësuar se "është rruga e vetme për të evituar dëmet që mund të sjellë vendimi për likuidim, i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me ndërmarrjen Trepça".
Edhe anëtarët e komisionit kanë vlerësuar se projektligji duhet të përkrahet, por që gjatë procesit të amendamentimit të kihet parasysh që Ndërmarrjes Trepça t'i sigurohet zhvillim i mirëfilltë dhe afatgjatë.
Pas shqyrtimit në parim, deputetët anëtarë të komisionit u deklaruan në favor të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, por jo edhe deputeti nga komuniteti serb Sasha Milosavleviç.
Ndryshimi i Ligjit për ndërmarrjet publike lidhur me Trepçën është kundërshtuar edhe nga Beogradi. I pyetur për këtë, dje në konferencë shtypi kreu i Qeverisë kosovare, Isa Mustafa, ka theksuar se aktualisht Trepça është ndërmarrje shoqërore e qeverisur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndërsa ka përkujtuar se edhe sipas trajtimit përpara në sistemin e kaluar është një pronë, e cila u ka takuar atyre atyre që kanë punuar në Trepçë dhe i ka takuar Kosovës.
"Është pronë, e cila edhe sot i takon Kosovës, i takon shtetit të Kosovës. Vendime për Trepçën mund të marrë vetëm Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës", ka theksuar kryeministri, duke shtuar edhe se kërksat kreditore e të tjera janë të rregulluara me ligj.
Mustafa ka ritheksuar se Trepça dhe pasuritë e saj janë në territorin e Republikës së Kosovës dhe do jenë në interes të gjithë qytetarëve, edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve, edhe të gjitha komuniteteve në Kosovë.
"Procedura e falimentimit për Trepçën nënkupton që të mbesin të gjithë mbi 5000 punëtorët e saj pa punë, prandaj kurrsesi ne nuk e konsiderojmë këtë si vendim të arsyeshëm ose si ngjarje që duhet të ndodhë e duhet të realizohet në Kosovë, sepse ne kemi nevojë të zhvillojmë ekonominë, të punësojmë njerëz, jo të lëmë njerëzit pa punë", është shprehur kryeministri Mustafa.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Mustafa, në 14 janar, në mbledhjen e 6-të, të parën në 2015-tën, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike. Ky projektligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike sipas të cilit me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim që ta heqë nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndonjë ndërmarrje shoqërore, ose njësi të caktuara organizative të një ndërmarrje shoqërore, përfshirë asetet e tyre dhe të autorizojë Qeverinë që këtë ndërmarrje shoqërore, përkatësisht njësitë e caktuara organizative të një ndërmarrje shoqërore, t'i regjistrojë si ndërmarrje publike qendrore në pronësi të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës e merr këtë vendim nëse për një veprim të tillë ekziston një interes madhor publik. Në mbledhje është theksuar rasti i Trepçës për të cilin Qeveria e Kosovës në bashkëpunim edhe me Kuvendin e Kosovës do të punojë në plotësimin e kuadrit ligjor për të mundësuar që Trepça të vazhdojë punën dhe të jetë një nga shtyllat e zhvillimit të saj.
Ndërkohë, Sindikata dhe Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça, në një reagim kanë theksuar se, "me asnjë çmim nuk do të lejojnë zbatimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për tjetërsimin e aseteve të Trepçës e që janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për minatorët, por për tërë shtetin e Kosovës".Në Trepçë, në të dy minierat në Stantërg dhe Artanë, me rritje të prodhimit të xehes dhe koncentratit mbi 20%, viti 2014 ka shënuar prodhim rekord të 15 viteve të pasluftës në Kosovë, sipas menaxherit të Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava.
"Ne e kemi shpallë këtë vit të mobilizimit dhe prodhimit që të tregojmë zhvillim, ndërkohë që ka gadishmëri të institucioneve kosovare të definohet statusi i Trepçës, si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë dhe t'i jepen hapësira për zhvillim", ka theksuar ai në një konferencë shtypi.
"Ne si Trepçë do te jemi bartëse të aktiviteteve minerare dhe zhvillimore", ka shtuar menaxheri i Ndërmarrjes.
"Aktivizimi i Trepçës do të jetë një sfidë e madhe për Kosovën", theksohej në një analizë të prezantuar ditë më parë në qytetin e Mitrovicës, më të madhin verior kosovar.
Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.
Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur më se 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para më shumë se 15 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.
Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet gjeologjike kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin "Trepça Mines Limited", e cila merr në koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi minerar për 50 vjet, e në vitin 1930 fillon prodhimi provues i minirealizimeve të sulfurit dhe plumbit.
/Shqiptarja.com