/ATSH/.- Në Kosovë 400 kompani përfitojnë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP dhe Ministriisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale - MPMS për subvencionim në pagë.

MPMS dhe UNDP kanë nënshkruar kontratat e para me kompanitë vendore të cilat janë përfituesit e parë të skemës së subvencionimit në pagë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin minisitri i punës dhe mirëqenies sociale, Arban Abrashi, ambasadorja e re e Finlandës, Anne Huhtam?ki, zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, si dhe dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim dhe sektori privat në rajonin e Prizrenit.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar bashkëpunimin me sektorin privat, i cili në dhjetë vitet e fundit ka arritur të krijojë mundësi punësimi për rreth 13 mijë persona nëpërmjet programeve të ndryshme.

Programi për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara.

Programi nënkupton pagesën e së paku 50% të pagave për punëtorët e rinj, për një perjudhë 6, 9 ose 12 muajshe, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës. Gjatë fazës së parë, 1100 vende të reja të punës jane shpallur në zyrat e punës në të gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përgjedhur pë t'u subvencionuar./b.j/k.s/