PRISHTINË - Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim përfaqësues nga zyra e USAID të udhëhequr nga drejtori i këtij misioni, Janes Hopes, me të cilët ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit te ligjit. Gjatë këtij takimi u bisedua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e drejtësisë. Përfaqësuesit e USAID kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur sektorin e drejtësisë përmes një varg projekteve.
Gjithashtu, është diskutuar për asistencën e USAID-it në procesin e rishikimit strategjik të sektorit të Drejtësisë, si dhe janë shfaqur pikëpamjet lidhur me punën e deritanishme të suksesshme të USAID-it në fushën e sundimit te ligjit.
Ministri Kuçi ka falënderuar përfaqësuesit e USAID për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jep USAID në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka prezantuar prioritete e MD-së ndër të cilat duke i veçuar çështjet civile dhe nevojën për të bërë një vlerësim profesional të pavarur, të paanshme dhe te gjithëmbarshëm te sektorit te drejtësisë.
Ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet me tema të veçanta të grupeve teknike dhe që të ketë takime të rregullta të hartuesve të politikave./ATSH/
/Shqiptarja.com