Kosovë, vritet kandidati i AAK-së
vetëdorëzohet polici i dyshua

Kosovë, vritet kandidati i AAK-së<br />vetëdorëzohet polici i dyshua
SKËNDERAJ -  Me një njoftim zyrtar, policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë një kandidat për këshillin komual të Skënderaj.

“Sot me 2 nëntor 2013 rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka marrë një informacion së në qytetin e Skenderajt, në vendin tek xhamia ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur”, tha policia.
 
Policia tha se, “bazuar në hetimet paraprake dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjestar i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës Bekim Birinxhiu, i cili nga plaga e marrë rreth orës 16.30 ka ndërruar jetë në emergjencen e Spitalit të Skenderajt”.
 
Sipas policisë së Kosovës, “dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me arme zjarri”.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetime intensive lidhur me rastin, ndërsa personi i dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ku atij i është konfiskuar arma dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për pezullimin e tij”, bën të ditur policia.
 
“Ky rast është i izoluar dhe nga informacionet e deritanishme në asnjë rrethanë nuk lidhet me procesin zgjedhor që mbahet me 3 nëntor 2013. Lidhur me këtë rast janë vendosur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës për të zhvilluar hetimet e mëtejshme”, përfundon njoftimin Policia e Kosovës.

ORA 18:00 KANDIDATI I AAK ESHTE VRARE NGA NJE POLIC
Zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu e ka konfirmuar faktin se, kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku është vrarë nga një pjesëtarë i policisë së Kosovës.

“Po është e vërtet që viktima është vrarë nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës mirëpo i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe nuk ka të bëjë asgjë lidhur me ndonjë konflikt pune. Për tash kjo është e tëra që mund të them”, ka thënë Sadriu.
 
Ndërkohë policia e Kosovës do të dalë shumë shpejtë me një raport të detajuar rreth kësaj ngjarje. Ngushëllime familjes, Birinxhiku i kanë shprehur zyrtarët e AAK-së, në krye me kryetarin Ramush Haradinaj. Ndërkohë zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ka thënë se ende nuk janë në dijeni nëse kjo ngjarje mund të ketë prapavijë politike.
 
“Ne porsa morëm lajmin e dhimbshëm për vrasjen e kandidatit tonë, Bekim Birinxhiku i cili ka qenë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ngjarje e rëndë e cila na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Luma.
 
“Megjithatë ne ende nuk dimë asgjë më shumë rreth asaj se kush dhe përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Asnjëherë nuk mund të përjashtohet asgjë, mirëpo është ende herët për të paragjykuar nëse kjo ngjarje ka prapavijë politike ose”, ka përfunduar Luma.

ORA 17:10 VRITET KANDIDATI I AAK-së NE SKENDERAJ
Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëtar, invalidë i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta. Dëshmitarët kanë thënë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje.
 
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij, shkruan gazeta Zëri.
 
Në Stacionin e Policisë në Skënderaj nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit.
 
Gjatë luftës, ai ishte plagosur dy herë, ndërsa pas lufte, ai bashkë me familjarët e tij kishte zhvilluar një biznes, në të cilin ishte treguar i suksesshëm. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, AAK-ja dega në Skënderaj e pati kandiduar Birnxhikun për këshilltar komunal të Skënderajt. Ai është vrarë vetëm disa orë para se të fillonte procesi i zgjedhjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë