Kosovë, Vuçiç-serbëve: Po ju gënjejnë, nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë
Kreu i shtetit serb duke iu drejtuar bashkëkombësve të tij në Mitrovicën e Veriut tha se nuk është e vërtetë se ai do ndryshimin e kufijve. Vuçiç deklaroi se serbët po i gënjejnë.
Aleksandar Vuçiç në Mitrovicën e Veriut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë po qëndron në Veri të Mitrovicës, ku në Sheshin "Shumadia", iu drejtua qytetarëve serbë me një fjalim. Kreu i shtetit serb duke iu drejtuar bashkëkombësve të tij tha se nuk është e vërtetë se ai do ndryshimin e kufijve. Vuçiç deklaroi se serbët po i gënjejnë.
“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjtë si para 30 viteve. Kur luftoi Serbia kundër NATO-së në vitin 1999, kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor këto 60 vitet e fundit…
Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë
Presidenti serb tha se nuk do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në fund të vitit. “Është gënjeshtër dhe s’na bie ndërmend një gjë e tillë, sa i përket asaj që po thonë që deri ne fund te vitit do të arrihet marrëveshje finale”, tha ai. Më tej ai pyeti, “a duam marrëveshje me shqiptarët, apo veç agoni? A kemi me shqiptarët një marrëveshje të tille…?”.
Vuçiç në fjalimin e tij fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës në Skënderaj të cilët nuk i vizitoi sot këtë të diel. Mirëpo premtoi që kur të vijë herën tjetër do t’i vizitojë. Ai tha që ka guxim të luftojë për popullin e vet për një të ardhme më të mirë. “Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim”.
Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për natalitetin e ulët të popullsisë serbe.
Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur këtu më të fuqishmit. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdorë askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë.
Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34