Partitë politike në Kosovë janë në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Vetëvendosje ende nuk ka dhënë sinjale se me kë do ta formojë koalicionin qeverisës si fituese e zgjedhjeve, ndërsa bisedime për një koalicion qeverisës janë zhvilluar edhe në radhët e opozitës.
Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, nuk është bërë ende. Rezultati tashmë I ditur e sheh Vetëvendosjen e Albin Kurtit fituese me 48 mandate të siguruara.
Numrat që prodhoi nga këto zgjedhje nuk e lejojnë të krijojë qeverinë e vetme siç synoi në fushatën elektorale por në vetëvendosje ka nisur promovimi i qeverisë Kurti 3.

Në një spot të shpërndarë në rrjetet sociale evidentohen arritjet gjatë mandatit që përmbyllet dhe në fund thuhet se qeveria Kurti 3 po vjen. Por vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë sinjal zyrtar ose për formimin e një koalicioni qeverisës, të cilit nuk i shmanget dot. Ndërkohë partitë e opozitës kanë zhvilluar takime për koalicion qeverisës por ato kanë përjashtuar një bashkëpunim me vetëvendosjen dhe ndërkohë janë në pritje të certifikimit zyrtar të rezultati të zgjedhjeve. Opozita LDK-PDK dhe AAK kërkojnë të formojnë qeverinë në rast se vetëvendosje do të dështojë të formojë një koalicion që mbështetet nga 61 mandate në parlament.
Një marrëveshje e plotë mes opozitës sipas burimeve mediatike në Kosovë, po pengohet nga LDK e cila në rast të ardhjes në pushtet të 3 partive tradicionale kërkon të marrë postin e kryeministrit. SIpas ligji në Kosovë, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Parlamentit të Kosovës. Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, atëherë presidentja duhet të kërkojë nga partia fituese, VV, që të propozojë të mandatuarin për formimin e qeverisë.
H.K/Shqiptarja.comNë spotin e shpërndarë thuhet se:
Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm.
Komente

