Kosovë, zbulohen autorët e sulmit
"Mos miratohet kufiri me Malin e Zi"

Kosovë, zbulohen autorët e sulmit<br />
Një grup i panjohur ka marrë përsipër sulmin mbi Kuvendin e Kosovës mbrëmjen e djeshme. Përmes një e-mail të dërguar në mediat kosovare grupi “Rugovasit Rugovasit” marrin përsipër sulmin ndaj godinës së Kuvendit.
 
Shkak i sulmit sipas e-mail të shpërndarë për mediat është kufiri ndarës me Malin e Zi, për të cilin autorët paralajmërojnë që të mos kalohet në Kuvend, pasi në të kundërt do të bëjmë sulme më të mëdha.
 
Sipas grupit “Rugovasit Rugovasit” sulmi ndaj Kuvendit është vetëm paralajmërim, pasi Rrugova nuk ka bjeshkë me i dhënë Malit të Zi dhe se tokën do ta mbrojmë me pushkë.
 
Grupi i kërkon qeverisë që të mos e kalojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
 
E-maili i plotë
Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.
 
Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.
 
Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha
”.
 
Sulmi me predha antitank ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës u regjistrua mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00, ndërsa nuk ka të lënduar.
 
Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të Kuvendit ku ndodhen zyrat e protokollit, arkivës si edhe zyra e presidentit Hashim Thaçi.
 
Autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet, ndërsa sulmi është dënuar nga të gjitha partitë politike. Policia e Kosovës ofron shpërblim 10.000 euro për cilindo që jep informacione lidhur me autorët e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

 
Vitin e fundit politika në Kosovë është përfshirë nga një debat i madh përsa i përket kufirit me Malin e Zi, pasi Vetëvendosje dhe AAK e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri