Kosovë/ Zgjedhjet në veri nën hijen e bojkotit

Kosovë/ Zgjedhjet në veri nën hijen e bojkotit

Foto ilustruese

Të dielën më 23 prill zhvillohen në Kosovë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur, se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të zhvillohen zgjedhjet në të katër komunat. Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto komuna është 19 gjithsej, bëhet e ditur nga KQZ.

Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur në një deklaratë, se ka marrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe garantimin e votës së lirë në bashkëpunim me institucionet përkatëse. "Qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është implementimi i planit operativ policor, ku Policia e Kosovës synon krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve", thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Lista Serbe: Nuk duhet të biem pre e provokimeve të regjimit të Albin Kurtit

Problem mbetet mospjesëmarrja në zgjedhje e Listës Serbe, e cila ditën e premte bëri edhe njëherë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve. "Të gjitha qendrat e votimit më 23 prill duhet të mbeten bosh", ka kërkuar Lista Serbe. Në deklaratën e saj thuhet se "nuk duhet të biem pre e provokimeve të regjimit të Albin Kurtit". Por autoritetet e Prishtinës kanë qenë të vendosura për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, megjithë refuzimin e Listës Serbe. Më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale e ka komentuar si "shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”.

Megjithatë ka dyzime për zhvillimin e zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet. Sipas tyre rrethanat aktuale nuk e mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ashtu si kërkohet në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. "Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, është theksuar në një reagim publik të mëparshëm të organizatës joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV)./DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 22/04/2023 17:23

    Dua qe te bashkoje presheva bujanoci shqiptare te serbise shqiptare vojvodine shqiptare serbnecka shqiptare te cameris shqiotare te qipros shqiptare te rusise shqiptare hungaria shqiptare te bulllgaris shqiptare maqedonise shqiptare malizi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen