Kosovë, ish-ministri i shëndetsisë Numan Baliq dënohet me dy vjet heqje lirie për ngacmim seksual

Kosovë,  ish-ministri i shëndetsisë Numan Baliq dënohet me dy vjet heqje lirie për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Numan Baliq, është dënuar me dy vjet heqje lirie, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të ngacmimit seksual. Megjithatë atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, ish- ministrit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, Baliq kishte thënë se nuk ndihet fajtor për veprën që është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Sipas aktakuzës ai akuzohet se më 12 gusht të atij viti me dashje, e në cilësi të profesionistit shëndetësor ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, dhe i ka kërkuar që ta prekë atë pa pëlqimin e saj, ndërkohë që viktima atë natë ka qenë duke e shoqëruar foshnjën gjashtëmuajshe, të hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

Lajmi për vendimin ndaj Baliqit vjen pak ditë pasi mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?