Kontrollorët ajrorë vijojnë grevën, bllokohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Kontrollorët ajrorë vijojnë grevën, bllokohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtines

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në Kosovë ka nisur dy ditë më parë një grevë që zgjati rreth një orë, për të kundërshtuar përfshirjen e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror në ligjin për pagat.

Mediat kosovare njoftojnë se greva vijoi edhe ditën e djeshme, ku asnjë aeroplan nuk fluturoi nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12:00. Ndërkohë ditën e sotme greva do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa të shtunën nga ora 08:00  deri në orën 20.00.

Greva do të pezullohet ditën e dielë për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për të vazhduar të hënën me grevë 24-orëshe. Ata paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kushtet e tyre greva do të përshkallëzohet në forma të tjera.

Kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, Artan Hasani, deklaroi se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror dhe ka bërë thirrje që ligji të mos dekretohet nga presidenti.

 “Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucionit dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji, mendojmë që ky ligj duhet të kthehet nga presidenti dhe të mos dekretohet dhe të bëhen ndërhyrjet për përmirësim të ligjit. Përndryshe ne jemi pro ligjit, fitohet ajo përshtypja që ne jemi kundër ligjit, por duhet të kuptohet që ka institucione në këtë vend që kanë specifikat e veta të cilat nuk munden me hy në një vend ose të përfshihen të gjitha këto institucione prej ligjit të pagave”, tha ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë