Kosovë/ Shërohen 4 pacientë të rinj nga COVID-19, konfirmohen 2 raste brenda 24 orëve

Kosovë/ Shërohen 4 pacientë të rinj nga COVID-19, konfirmohen 2 raste brenda 24 orëve

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia

KOSOVË- Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar se pas përsëritjes së dytë të testimit, 4 pacientë të rinj  konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19, duke çuar numrin në 6.

“Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Vitia.

Për sa i përket të infektuarve me koronavirus, ditën e sotme konfirmohen dy rast të reja, duke çuar numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë në 108.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, njofton IKSHPK.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen