TIRANE- Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, gjatë janarit do të marrin edhe muajt e prapambetur. Këtë e ka pohuar Zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Bardhylka Kospiri.
Sipas Zëvendës ministres Kospiri, gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar janë kryer të plota të gjitha pagesat.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është duke kryer procesin e auditimit për denoncimin e abuzuesve dhe gjatë këtij muaji do të vijojë me shlyerjn e pagesave të muajve të prapambetur. 1.8 miliardë lekë është fondi i cakuar për kategorinë e familjeve në nevojë dhe persoave me aftësi të kufizuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com