Kosta Koçi ekspozon në Galerinë
"Zeta" skulptura me ambalazhe

Kosta Koçi ekspozon në Galerinë<br />
Artisti i njohur Kosta Koçi është kthyer këtë vit nga Gjermania dhe ka çelur një ekspozitë me skulptura moderne në Galerinë Zeta në Tiranë. Interesant është fakti se artisti ka përdorur materiale të riciklueshme duke i kthyer ngjyrat dhe detajet e tyre në elemente të spikatur artistike.
 
Artisti Kosta Koçi vjen me ekspozitën “PREMIUM QUALITY” në Galerinë Zeta, një cikël skulpturash të veçanta. Drejtorja e Galerisë, Valentina Koca, rrëfen disa nga veçoritë artistike të ciklit të skulpturave.
 
Përveç stilit interesant artisti i merr modelet nga realiteti vet, por ajo çfarë e bën interesante në këtë rast, që ne kemi ekspozuar është dhe materiali që ai ka përdorur kësaj radhe, që është kartoni i ambalazhit, dhe të duket interesante kur ai nëpërmjet këtij materiali që është krijuar për të mbajtur produktet dhe mallrat, krijon një stil, një identitet”, tha Valentina Koca.
 
foto art
foto art
Foto të tjera

Kosta Koçi e ka nisur krijimtarinë e tij me një stil të spikatur që në vitet ‘84-85, kur punonte me bojëra uji. Më pas tablotë e tij piktorike me bojëra vaji shërbyen si një tranzicion artistik mes tablove të fundit të totalitarizmit, për të ngjyrosur përtej imazheve meditimet, opinionet dhe stilin e jetesës.

Një pjesë të karrierës së tij e ka zhvilluar në emigrim. Ndërsa është kthyer rishtas në Tiranë, vitet e fundit të krijimtarisë artisti Koçi po punon me artin skulptural të veshur me ngjyra.

“Preferon të ketë dhe të përdorë kolore, ngjyra bruto themi ne artistët ndonjëherë, dhe t’i ndërthurë ato që në një mënyrë që rrinë në një lloj harmonie dhe nuk krijojnë probleme, nuk gërthasin dhe nuk e shqetësojnë syrin tonë”, theksoi Koca.

Kosta Koçi jeton e punon aktualisht si artist i lirë dhe atelietë e tij gjenden në Tiranë, Athinë e Mantova. Ekspozitën “PREMIUM QUALITY” do të qëndrojë e çelur deri më 15 maj në Zeta Gallery në Tiranë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri