Kosto, 70 mijë lekë në muaj për
një fëmijë në qendrat sociale

TIRANE - Rritja e numrit të divorceve ka bërë që shumë fëmijë të mbetën pa kontroll prindëror dhe si rezultat i kësaj të përfundojnë në jetimore. Kostoja që një fëmijë jetim të rritet në një qendër sociale kushton 70 mijë lekë në muaj dhe kanë më pak dashuri.

Nëse këta fëmijë do të qëndronin në shtëpi kosto e tyre do të ishte më e ulët dhe do të rriteshin me më shumë dashuri. Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm u shpreh se “ Nëse fëmijët jetimë do të qëndronin në shtëpi, nën kujdestarinë e prindërve dhe këto para t'i shkonin familjeve që do t'i mbanin, ata do të rriteshin me më shumë dashuri dhe kostoja do të ishte më e ulët”.

Palm u shpreh se mbështetja e familjes biologjike është shumë e rëndësishme dhe kjo mund të çonte dhe në mbylljen e shtëpive të foshnjës për fëmijët nga 0 deri në 3 vjeç. Sipas shifrave të raportit vjetor të bëra publike dje nga Shërbimi Social Shtetëror, vetëm gjatë 2012-tës 140 fëmijë kanë gjetur një vatër familjare, 53 nga këta janë birësuar, 66 janë marrë nën kujdestari të përkohshme, ndërsa 34 të tjerë i kanë rimarrë familjet e tyre biologjike.

Drejtoresha e Shërbimit Social Kozeta Mesiti tha  se "Në institucionet rezidenciale të kujdesit për fëmijë janë komisionuar dhe janë sistemuar 119 fëmijë, 95 në institucione publike dhe 24 fëmijë të tjerë në institucione jopublike. Vitet e fundit fëmijët që sistemohen në institucione janë jetimë socialë, si rezultat i rritjes së numrit të divorceve dhe prishjes së familjeve", tha Mesiti.

Po sipas raportit të Shërbimit Social , vetëm në Tiranë  gjatë vitit 2012 janë hasur  gjithsej 30 raste të fëmijëve nga mosha 1-14 të komuniteteve rome dhe egjyptiane, të cilët shfrytëzohen nga prindërit për të lypur dhe punuar në rrugët e Tiranës, 11 prej të cilëve janë vlerësuar si raste në vështirësi dhe me rrezikshmëri të lartë. Divorci në vendin tonë është një fënomen, që po vjen gjithmonë dhe në rritje, por këtë gjë më së shumti e vuajnë fëmijët, të cilët për arsye të shumta janë të detyruar të rriten në jetimore.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë