TIRANË - Ligji për kamerat e sigurisë që duhet të vendosen në institucionet private dhe shtetërore, mbeti peng për disa javë i faturës financiare. Deputetët e LSI por dhe ata të PS bënë të qartë se nuk do ta miratonin nëse Ministria e Brendshme nuk përcaktonte koston që do të kishte për shtetin dhe privatin, ky ligj. Këtij shqetësimi i ka dhënë përgjigje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Nëpërmjet një shkrese drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Genc Gjonçaj dhe të përcjellë më pas në kuvend, Çako sqaron se kosto e vendosjes së kamerave të sigurisë mbulohet nga tavanet buxhetore të institucioneve ku do të vendosen.
Ndërsa përsa i përket privatëve, nuk është një detyrim ligjor i hartuesve të ligjit përcaktimi i kësaj fature.

Ligji hyn në fuqi, pra do të nisë vendosja e kamerave në institucione, 3 muaj pas publikimit në fletoren zyrtare.
Ndërsa penalizimet për ata subjekte që nuk i kanë vendosur kamerat, do të nisin vetëm pas 1 viti nga hyrja në fuqi e ligjit, i cili u miratua këtë të hënë në komisionin e sigurisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com